Vizitat e punës të Z. Toni Gogu, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në Shkup pranë Fondit për Sigurimin e Depozitave të Maqedonisë dhe në Sofie pranë Fondit për Sigurimin e Depozitave të Bullgarisë.

Publikuar më: 13-05-2013


Z. Toni Gogu, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, zhvilloi në 13 maj 2013 një vizitë pune në Fondin për Sigurimin e Depozitave të Maqedonisë dhe në 14 maj 2013 në Fondin për Sigurimin e Depozitave të Bullgarisë. Z. Gogu është takuar me zj. Nina Nasteva – Drejtoreshë e Fondit Maqedonas për Sigurimin e Depozitave dhe me z. Rossen Nikolov – Kryetar i Fondit Bullgar për Sigurimin e Depozitave, si dhe një grup ekspertësh. Temat që u diskutuan janë çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurimit të depozitave, siç janë: politikat e primit të sigurimit të depozitave, politika e investimeve, si dhe proçedurat e kompensimit.