Takim me përfaqësues të bankave

Data e fillimit: 21/09/2020
Data e mbarimit
Vendndodhja:

Pershkrimi:

Në vijim të bashkëpunimit me bankat si subjekte anëtare të skemës së sigurimit të depozitave, duke ju përshtatur kushteve të krijuara nga pandemia, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi një takim online me Drejtues të Departamenteve të Marrëdhënieve me Publikun, të Departamenteve të Marketingut, të Departamenteve të Komunikimit. Takimi kishte në fokus vijimësinë e marrëdhënieve dypalëshe bankë-agjenci në kushtet e reja të krijuara prej pandemisë.

Takimi u zhvillua në format bashkëbisedimi, ku secili nga pjesëmarrësit adresoi çështje dhe problematika të hasura në procesin e përditshëm të punës. Gjithashtu u sygjeruan /propozuan mjete dhe metoda që ndikojnë në zhvillimin me efektivitet të veprimtarisë sonë, jo vetëm për të realizuar detyrat tona profesionale por edhe në të mirë të depozituesve dhe publikut të gjerë, me qëllimin final:  Kontribut në stabilitetin e sistemit bankar e financiar në vend.