Kompensimi
Kur Banka e Shqipërisë merr vendim për vendosjen në likuidim të detyruar, për shkak se një institucion financiar (bankë ose shoqëri kursim – krediti) nuk është në gjendje të paguajë aktualisht dhe as në një kohë të afërt depozitat e qytetarëve si pasojë e përkeqësimit të gjendjes financiare, aktivizohet skema e sigurimit të depozitave dhe ASD-ja ngarkohet me detyrimin për të kompensuar depozituesit.
Procedura e pagesës së kompensimit depozitave.
Nëse njoftoheni nga mediat apo burime të tjera informacioni se banka apo shoqëria e kursim – kreditit ku keni vendosur kursimet tuaja është mbyllur, nuk duhet të shqetësoheni! Mjafton të ndiqni mediat apo të vizitoni faqen tonë të internetit për të marrë informacion në kohë në lidhje me procedurën e pagesës së kompensimit të depozitës tuaj.
Në përputhje me Ligjin për Sigurimit e Depozitave, sapo Banka e Shqipërisë njofton zyrtarisht vendimin se një institucion financiar (bankë ose shoqëri kursim – krediti) është vendosur në likuidim të detyruar dhe në këtë mënyrë nuk mund të paguajë detyrimet ndaj depozituesve të saj, ASD-ja është e detyruar të parashikojë fillimin e pagesës së depozitave brenda 90 ditëve të punës. Gjatë kësaj kohe, ASD do të përgatisë burimet e nevojshme të financimit, do të marrë shumën e saktë të kompensimit për çdo depozitues nga institucioni financiar (bankë ose shoqëri kursim-krediti) i falimentuar dhe do të publikojë njoftime me informacion të hollësishëm për:
Sipas udhëzimeve të dhëna në njoftimet e ASD-së, duhet të paraqiteni në degët e bankës të specifikuar në njoftim, me dokumentet tuaja të identifikimit. Aty do të merrni një dokument të gjeneruar automatikisht me informacion mbi shumën e saktë të kompensimit, bazuar në të dhënat e marra nga institucioni financiar (bankë ose shoqëri kursim-krediti) i falimentuar. Ju duhet të kontrolloni saktësinë e të dhënave dhe nëse të gjitha të dhënat janë të sakta, do të nënshkruani Vërtetimin për pagesën e kompensimit. Kompensimi paguhet menjëherë, sapo të nënshkruani Vërtetimin e pagesës së kompensimit.
Kompensimi mund të paguhet me transfertë bankare apo me para në dorë. Për shkak të sigurisë dhe efektivitetit mënyra e preferuar e pagesës së kompensimit është me transfertë bankare.
Afati i kryerjes së pagesave të kompensimit shtyhet për depozitat që kërkojnë kohë për të përcaktuar saktë titullarin dhe vlerën e tyre në raste si procedurat e ankimimeve, të ndarjes së trashëgimisë, të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të çështjeve të sekuestros ose zbatimit të vendimeve të organeve administrative e gjyqësore, etj.
Nëse nuk jeni dakord me të dhënat e deklaruara në Formularin e Kompensimit, mund të filloni procedurën e ankimimit. Mjafton të plotësoni formularin e ankesave dhe ta dorëzoni atë në Agjenci, me të dhënat tuaja, shpjegimin dhe dokumentacionin e kërkuar bashkëngjitur. Struktura përkatëse në ASD do të kryejë verifikimet për të konstatuar saktësinë e shumës së kompensimit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të marrë një vendim në bazë të të cilit do të paguhet kompensimi.
Depozituesit kanë një afat kohor 10 vjeçar për të tërhequr shumën e kompensimit.
Nëse depozita është më e lartë se niveli maksimal i sigurimit të depozitave, pra më e lartë se 2.500.000 Lek për depozitat në banka dhe 2.000.000 Lek për depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit, shuma e mbetur duhet të kërkohet nga institucioni financiar i vendosur në procedurë falimentimi apo likuidimi.
Kur kompensohet një depozitë?
Në bazë të ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, një depozitë e rregullt dhe e pagueshme kompensohet, në rast se një subjekt i skemës së sigurimit nuk është në gjëndje financiare ta paguajë atë. Kompensimi i depozitës së siguruar është vlera monetare që i njihet ose i paguhet depozituesit në rast të ngjarjes së sigurimit, në përputhje me këtë ligj.
Procesi i kompensimit
Agjencia e Sigurimit të Depozitave është institucioni i vetëm që kompenson depozitat e depozituesve të bankave/shkk-ve, që kryejnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Procedurat e kompensimit fillojnë menjëherë në momentin kur Agjencia njoftohet me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës për vendosjen e subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave në likuidim të detyruar. Agjencia publikon njoftimin për fillimin e procesit të kompensimit dhe vendin e kohën për kompensimin e depozitave brenda 3 ditëve pas njoftimit me shkrim nga Banka e Shqipërisë për vendosjen e subjektit në likuidim të detyruar.
Depozituesi ose përfaqësuesi i tij ka të drejtë ta marrë informacionin drejtpërdrejt në mjediset e subjektit të vendosur në likuidim të detyruar, në unionin e SHKK-ve ose në bankën agjente. Banka agjente ose unioni shkk që do të kryejë procesin e kompensimit caktohet me vendim të Këshillit Drejtues të Agjencisë, në përputhje me kriteret e përzgjedhjes, të propozuara nga Agjencia dhe të miratuara nga Banka e Shqipërisë.
Në mbështetje të ligjit “Për Sigurimin e Depozitave ” , Procesi I Kompensimi përfundon jo më vonë se tre muaj nga data e fillimit të tij. Me përfundimin e afatit ligjor të procesit të kompensimit, çdo depozitues , që për arsye të caktuara , nuk është kompensuar në përputhje me kërkesat e këtij ligji , mund të paraqitet brenda 10 vjetëve nga ngjarja e siguruar pranë Agjencisë për pretendimin e shumës së kompensimit.
Format e pagesës
Agjencia mund të kompensojë depozitën e siguruar nëpërmjet njërës prej këtyre mënyrave:
Cdo depozitues do të kompensohet për shumën 2.500.000 lekë për cdo bankë dhe 2.000.000 lekë për cdo shkk. Të gjitha depozitat që janë në monedhë të huaj, do të konvertohen në lekë me kursin zyrtar të këmbimit të monedhës të Bankës së Shqipërisë, në ditën e kalimit të bankës në likuidim. Për Depozituesit që kanë detyrime me vonese ndaj bankës/ shkk-së, (këste të prapambetura kredie, pension fëmijësh etj), shumës së detyrimit ligjor do ti zbriten detyrimet e prapambetura.
Dokumentacioni që duhet të ketë depozituesi i bankës
Pyetjet më të shpeshta
Nuk e morët pergjigjen? Na kontaktoni!