Faqja Kryesore / RRETH NESH / Baza ligjore
Baza Ligjore
Agjencia e Sigurimit të Depozitave është krijuar dhe funksionon në bazë të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Kuadri ligjor i Agjencisë përbëhet, gjithashtu, nga ligje dhe akte të tjera nënligjore, të cilat detajojnë përmbushjen e mandatit ligjor dhe ushtrimin e funksioneve përkatëse të skemës së sigurimit të depozitave.
Këshilli Drejtues i Agjencisë miraton aktet për mirëqeverisjen e institucionit dhe propozon për miratim në Autoritet Mbikëqyrës (Banka e Shqipërisë) aktet nënligjore që kanë të bëjnë me administrimin e skemës së sigurimit të depozitave.