Kur do të marr shumën e kompensimit?

Kompensimi i depozitave nga ASD fillon jo më vonë se 14 ditë pune nga data e vendimit të Bankës së Shqipërisë për vendosjen e një banke apo shoqërie kursim krediti në likuidim të detyruar dhe revokimin e licencës.
Kompensimi i depozitave nga ASD kryhet nëpërmjet një ose disa bankave agjente që operojnë në Shqipëri. Kjo bankë përzgjidhet nga ASD për të vepruar për llogari të saj si agjente e kryerjes së pagesave të kompensimit.
ASD publikon njoftimin për fillimin e procesit të kompensimit, përfshirë vendin e kohën për kompensimin e depozitave, brenda 3 ditëve nga njoftimi zyrtar i Bankës së Shqipërisë për vendosjen e bankës/shkk-së në likuidim të detyruar.
Afati i pagesës së kompensimit përfundon jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e fillimit të tij dhe mund të zgjatet në rast të pasaktësive në dokumentet kontabël të bankës/shkk-së së vendosur në likuidim të detyruar ose në funksionimin e sistemeve elektronike të tyre.
Sipas ligjit depozituesit mund të pretendojnë shumën e kompensimit brenda 10 (dhjetë) vjetëve nga ngjarja e siguruar.

Kush sigurohet nga skema e sigurimit së depozitave

Sa është shuma
e kompensimit

Kur do të marr
shumën e kompensimit

Si përfitohet shuma
e kompensimit

Scroll to Top