10/29/2020

Takim me bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave për diskutimin dhe dakortësimin e platformës strategjike për përmirësimin e cilësisë së të dhënave të depozituesve.

Agjencia në zbatim të planit të saj strategjik 2018-2020, si dhe konkretisht të projektit “Platforma strategjike e përmirësimit të cilësisë së të dhënave për depozitat dhe depozituesit”, në datë 20.10.2020, organizoi një takim online me përfaqësues të të gjithë bankave anëtare të skemës së sigurimit të depozitave. Në këtë takim, morën pjesë dhe përfaqësues nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, konkretisht Z. Deniz Deralla – Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes Bankare të Bankës së Shqipërisë, si dhe Z. Spiro Brumbulli – Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave.  

Ky takim, u krye në vijim të takimeve dhe konsultimeve të kryera nga Agjencia, me secilën nga bankat anëtare të skemës, për adresimin e problematikave të evidentuara në lidhje me cilësinë e të dhënave të depozituesve. Gjithashtu, ky takim u krye pas takimeve dypalëshe me Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare, të Bankës së Shqipërisë, si edhe të Shoqatës Shqiptare të Bankave, si partnerët më të rëndësishëm për adresimin e problemit të cilësisë së të dhënave të depozituesve dhe depozitave në sistemin bankar.

Takimin e hapi Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Z. Genci Mamani, i cili falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në procesin e rëndësishëm të përmirësimit të cilësisë së të dhënave të depozituesve.

Më pas, për të gjithë të pranishmit u prezantua tabela e platformës strategjike për përmirësimin e cilësisë së të dhënave të depozituesve, me qëllim dakortësimin me masat, afatet dhe treguesit që duhet të vihen në zbatim nga bankat, pasi kjo platformë të firmoset nga të tre palët: nga Banka e Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Bankave, si dhe nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top