Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 27 Gusht 2020

Publikuar më:28-08-2020


Në datën 27 Gusht 2020 Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, e cila u zhvillua përmes platformave elektronike online, Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:
  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e dytë mbyllur më 30 Qershor 2020.
Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, dhe të nenit 62, pika 1 dhe pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 8, pika 3, shkronja “j” të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e dytë mbyllur më 30 Qershor 2020. Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.