Pyetje të Përgjithshme

Çfarë është ASD?

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) është institucion publik që ushtron veprimtarinë e saj në bazë të ligjit Nr. 53/2014, datë 22 Maj 2014 “Për Sigurimin e Depozitave”. Misioni i ASD është administrimi i skemës së sigurimit të depozitave me qëllim përmbushjen e objektivave publike të skemës në mbështetje dhe në zbatim të ligjit. Objektivi kryesor i i skemës së sigurimit të depozitave është kompensimi i depozitave të depozituesve në bankat vendase, degët e bankave të huaja dhe shoqëritë e kursim kreditit që zhvillojnë aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në mbështetje të objektivit kryesor, dy objektivat dytësorë të skemës janë mbrojtja e interesave të depozituesve dhe kontributi për stabilitetin financiar në vend. ASD-ja siguron dhe kompenson depozitat e sigurueshme të çdo depozituesi * në bankë ose në degën e bankes së huaj në masën 100% por në çdo rast jo më shumë se 2,500,000 Lekë për çdo bankë dhe *në shkk në masën 100% , por në çdo rast jo më shumë se 2,000,000 Lekë.

Kush paguan për sigurimin e depozitave të depozituesve të bankës dhe/ose shkk-së që falimenton?

Fondi i sigurimit te depozitave eshte i ndryshem nga te gjithe fondet e tjera te sigurimit. Depozituesit nuk paguajne per sigurimin e depozitave te tyre. Jane bankat dhe shkk-te, (anetare te skemes se sigurimit te depozitave) qe i paguajne ASD-se prim sigurimi per depozituesit e tyre, te cilet do te kompensohen nga ASD-ja deri ne nivelin e mbulimit te percaktuar sipas ligjit “Per Sigurimin e Depozitave.

Nëse unë kam llogari jo vetëm në lekë por edhe në valutë, si do të kompensohem?

Në rast kompensimi, depozita në monedhë të huaj do të konvertohet në lekë me kursin zyrtar të këmbimit të monedhës të shpallur nga BSH në datën e ndërhyrjes në bankë ose/dhe shkk dhe do të kompensohen me ekuivalentin në lekë. Depozitat në lekë dhe në valutë (të konvertuar) do të mblidhen dhe depozituesi do të kompensohet deri në nivelin e mbulimit.

A ka përjashtime nga skema e sigurimit të depozitave?

Përjashtimet nga sigurimi i depozitave listohen në nenin 32 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Per Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar .

Si do të identifikohem unë si depozituesi real nëse edhe një ose më shumë persona kanë emrin dhe mbiemrin tim?

Për qëllim të identifikimit unik është shumë e rëndësishme që depozituesi, përveç dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, pasaportë), të disponojë kontratën e depozitës ose çdo dokument tjetër që vërteton pronësinë mbi depozitën.

Nëse unë nuk jam i pranishëm në Shqipëri përgjatë periudhës që kryhet kompensimi i depozitave në bankën në të cilën kam depozituar kursimet e mia, si duhet të veproj për të marrë kompensimin deri në nivelin e përcaktuar në ligj?

Me përfundimin e afatit ligjor të procesit të kompensimit, fondi i mbetur i kompensimit për depozitat e siguruara, i përbërë nga shumat e kompensimit që mbeten të pashlyera deri në përfundim të këtij afati, transferohen prej Agjencisë në një llogari të veçantë pranë Autoritetit Mbikëqyrës. Në përputhje me dispozitat e ligjit, afati kohor brenda të cilit depozituesit mund të paraqesin pretendimet e tyre për kompensim pranë Agjencisë është 10 vjet.

A ka ndonjë mundësi që ASD nuk është në gjendje të paguajë të gjitha depozitat e garantuara? Si vepron ASD per të siguruar fonde për rimbursimin e garantuar te depozitave?

Ligji për sigurimin e depozitave mundëson të gjitha mekanizmat për të garantuar që Agjencia të përmbush të gjitha detyrimet ndaj depozituesve.Për këtë qëllim, Agjencia ka krijuar dhe administron fondin për kompensimin e depozitave. Me qëllim krijimin e një fondi të përshtatshëm kompensimi, Agjencia mbledh nga subjektet anëtare të skemës kontribute fillestar, prime sigurimi periodike, dhe në rast pamjaftueshmëri mund të mbledhe edhe kontribute të veçanta nga këto subjekte. Agjencia administron mjetet financiare me qëllim realizimin e të ardhurave nga investimet, të cilat kontribuojnë në rritjen e fondit për kompensim. Gjithashtu, Agjencia hyn në marrëveshje me institucione financiare ndërkombëtare që mundësojnë fonde shtesë në rast kompensimi të depozituesve. Nëse nevojiten fonde të tjera, Ligji parashikon që Agjencia i siguron ato nga Buxheti i Shtetit në formën e huas, subvencionit ose rritjes së fondit themeltar.

Nëse nje fëmije ka një llogari kursimi menaxhuar nga një prind/prinderit, a janë depozitat e fëmijës te siguruara dhe te ndara nga depozitat e prindërve të tij / saj?

Depozitat në emër të fëmijëve janë të siguruara nga Agjencia dhe i kompensohen fëmijës. Në përputhje me dispozitat e ligjit për sigurimin e depozitave, pavarësisht se kush e hap apo administron depozitën, sigurohet dhe kompensohet vetëm titullari i depozitës. Pra nëse titullari i depozitës është një i mitur, depozita në pronësi të tij sigurohet në emër të këtij të fundit dhe jo prindit që adminstron llogarinë. Në rast kompensimi, pagesa e shumës për kompensim për të miturin, kryhet nëpërmjet prindit, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të tyre.

Cilat institucione janë anëtare të skemës së sigurimit të depozitave?

Anetare te skemes se sigurimit te depozitave jane bankat e nivelit te dyte qe kryejne aktivitetin e tyre ne Republiken e Shqiperise dhe Shoqerite e Kursim kreditit.

Si i investon ASD burimet e (mbledhura) të saj?

Agjencia i administron mjetet e saj financiare në përputhje me dispozitat e Ligjit Për Sigurimin e Depozitave dhe me qëllim krijimin e një fondi të shëndetshëm që garanton përmbushjen në çdo kohë të detyrimeve ndaj depozituesve. Administrimi i mjeteve financiare kryhet në përputhje me parimet e likuiditetit, sigurisë dhe normës së kthimit. Aktualisht, mjetet financiare të Agjencisë investohen vetëm në tituj borxhi, të emetuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe tituj borxhi, të emetuar nga qeveritë e shteteve më të shëndetshme financiarisht sot në botë (si prsh. SHBA). Agjencia gjithashtu vendos një pjesë të mjeteve të saj financiare në depozita me interes në Bankën e Shqipërisë.

Nëse një individ ka depozita në një bankë të huaj në Shqipëri, kompensimi do të kryhet sipas nivelit të përcaktuar në Ligjin Për Sigurimin e Depozitave të Shqipërisë, apo juridiksionit të bankës mëmë?

Kompensimi do te kryhet sipas nivelit të përcaktuar ne Ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Per sigurimin e depozitave”.

Niveli i mbulimit është për person apo për llogari, për cdo bankë apo për sistem?

ASD siguron dhe kompenson depozitat e sigurueshme të çdo depozituesi a) në cdo bankë në masën 100 për qind, por në çdo rast jo më shumë se 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre, të depozituara në këtë bankë; dhe b) në cdo SHKK në masën 100 për qind, por në çdo rast jo më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre, të depozituara në këtë SHKK.

Nëse UNE kam x lekë depozitë dhe y detyrime të prapambetura, si do të kompensohem për depozitën?

Në përputhje me dispozitat e ligjit për sigurimin e depozitave, depozituesi do të kompensohet për depozitën e tij, por nëse në ditën e vënies së subjektit anëtar të skemës në likuidim rezulton që depozituesi ka detyrime të papaguara në kohë ndaj subjektit, këto detyrime do të zbriten nga shuma që përfiton depozituesi nga kompensimi.

Si mund të informohem më gjatë për aktivitetin dhe funksionin e ASD-së?

ASD-ja informon depozituesit dhe publikun nepermjet kanaleve/mjeteve te komunikimit te cilat jane *Faqja WEB e ASD-se: www.asd.gov.al; *Faqja facebook e ASD-se; * faqja Twiter, *takimeve me personin e kontaktit ne ambjentet e Agjencise.

Si mund të kontaktoj me dikë në ASD?

Faqja web e ASD-së “Na kontaktoni” jep instruksionet se si të kontaktoni me Agjencinë me telefon, e-mail, faks ose në adresën postare. Numri i telefonit të Agjencisë është + 355 42 362 989 nga ora 8.00-16.30; Adresa e-mail: info@asd.gov.al ; Adresa postare: Rruga Elbasanit, pallati pranë Ambasades Amerikane, nr.317.

Pyetje për Bankat

Pyetje për SHKK-të

Ky seksion do të pasurohet së shpejti me informacion.

porno izle porna