Aktivitete

Autoritetet e Sigurimit të Depozitave të Hungarisë dhe Shqipërisë nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi
Fondi Kombëtar i Sigurimit të Depozitave të Hungarisë (FKSD) dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë (ASD) nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi më 21 tetor 2022, në Budapest. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i FKSD-së, Z. Andras Komar dhe Drejtori i Përgjithshëm i ASD-së, Z. Genci Mamani. Marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimit ndërmjet palëve nënshkruese përmes shkëmbimit të përvojave…
Lexo me shume
Takim me bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave
Në kuadër të takimeve periodike që Agjencia organizon me bankat anëtare të skemës të sigurimit të depozitave, në datë 16 dhjetor 2020, Agjencia zhvilloi takimin e rradhës, me përfaqësues të të gjithë bankave. Ky takim kishte për qëllim vijimin e trajnimit të punonjësve të bankave, të cilët janë në kontakt me klientelën, si përcjellësit e parë dhe më të rëndësishëm…
Lexo me shume
Takim me përfaqësues të bankave
Në vijim të bashkëpunimit me bankat si subjekte anëtare të skemës së sigurimit të depozitave, duke ju përshtatur kushteve të krijuara nga pandemia, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi një takim online me Drejtues të Departamenteve të Marrëdhënieve me Publikun, të Departamenteve të Marketingut, të Departamenteve të Komunikimit. Takimi kishte në fokus vijimësinë e marrëdhënieve dypalëshe bankë-agjenci në kushtet e…
Lexo me shume
Mbi zhvillimin e takimit vjetor me subjektet anëtare të skemës së sigurimit të depozitave
Në kuadër të takimeve periodike vjetore që Agjencia organizon me subjektet anëtare të skemës, në datat 3 dhe 4 shkurt 2020, Agjencia zhvilloi takimet e rradhës, me përfaqësues të të gjithë subjekteve, përkatësisht me Bankat dhe SHKK, takime të cilat edhe këtë herë shërbyen si forume teknike e profesionale për diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët. Në veçanti gjatë…
Lexo me shume
Agjencia e Sigurimit të Depozitave merr pjesë në 30 vjetorin e themelimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Serbisë.
  Në datën 17 dhjetor Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Serbisë festoi përvjetorin e 30të të miratimit të Ligjit i cili themeloi këtë Institucion. Agjencia e Sigurimit të Depozitave, e cila ishte e ftuar të merrte pjesë në këtë përvjetor, përfaqësohej nga Drejtori i Përgjithshëm, Z. Genci Mamani. Me këtë rast, ishin organizuar disa panele diskutimi dhe shkëmbimi të…
Lexo me shume
Agjencia e Sigurimit të Depozitave pret në një vizitë pune Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës
Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar mes Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK), u zhvillua një takim pune mes Znj. Arijeta Neziraj Elshani, Drejtore e Përgjithshme e  FSDK dhe Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i ASD si dhe stafeve respektive. Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave lidhur me çështje…
Lexo me shume
Agjencia e Sigurimit të Depozitave organizon mbledhjen e 40të të siguruesve të Evropës dhe Seminarin teknik me temë “Planet e Kontigjencës, Menaxhimi i Krizave dhe Rastet e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme”.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (International Association of Deposit Insurers-IADI) organizoi mbledhjen e Komitetit Rajonal të Evropës (Europe Regional Committee-ERC) të IADI-t si dhe seminarin teknik me temë “Planet e Kontigjencës dhe Menaxhimi i Krizave/Rastet e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme”, në datat 4 dhe 5 Prill 2019. Komiteti Rajonal i Evropës (KRE)…
Lexo me shume
Ruani datat
Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI) do të organizojë në datat 4 dhe 5 Prill 2019 mbledhjen e Komitetit Rajonal të Evropës të IADI-t si dhe një seminar teknik me temë “Planet e Kontigjencës dhe Menaxhimi i Krizave/Rastet e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme”. Komiteti Rajonal i Evropës është një nga komitetet më…
Lexo me shume
Leksion i hapur i Z. Genci Mamani mbi rolin e ASD-së dhe skemën e sigurimit të depozitave në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
Më datë 05.11. 2018, me ftesë të Prof. Asoc. Dr. Adriatik Kotorri, Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë, zhvilloi një leksion të hapur në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, mbi rolin e ASD dhe skemën e sigurimit të depozitave. Në këtë leksion, në të cilin morën pjesë studentë të Master Shkencor në Financë të këtij Fakulteti, Z.…
Lexo me shume
Trajnim me Shkk-të “Përgatitja për realizimin e Simulimit"
Agjencia e Sigurimit të Depozitave në vijim të trajnimeve dhe takimeve me punonjës të Shoqërive të Kursim-Kreditit, më datë 02 korrik 2018, realizoi një trajnim me drejtues dhe punonjës të këtyre institucioneve. Trajnimi u krye në ambjentet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Objektiv kryesor i këtij trajnimi, ishte përgatitja për realizimin e simulimit për një proces kompensimi. Pjesmarrësit u…
Lexo me shume
Mbi zhvillimin e debatit me temë “A ndikojnë skemat e sigurimit të depozitave në stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar të vendit?”
Me synim edukimin financiar të brezit të ri, si dhe në kuadër të Javës së Parasë,  më datë 30 Mars 2018, Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe Balkan Youth Link Albania (BYLA) organizuan debatin me temë “A ndikojnë skemat e sigurimit të depozitave në stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar të vendit?”. Në…
Lexo me shume
Leksion i hapur “Stabiliteti financiar, roli i skemave të sigurimit të depozitave në ruajtjen e stabilitetit financiar”
Në kuadër të Javës së Parasë të zhvilluar nga datat 12 deri më 18 Mars 2018, Agjencia e Sigurimit të Depozitave mori pjesë në Leksionin e  hapur të organizuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Leksioni i hapur u mbajt nga zj. Marilda Shkurti nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, me temë “Stabiliteti financiar, roli i skemave të sigurimit të depozitave…
Lexo me shume
Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe stafi i saj kontribuojnë në nismën “Dhuro një pemë”
Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe stafi i saj iu bashkuan nismës së Bashkisë Tiranë  “Dhuro një pemë” në vijim të së cilës çdo individ apo institucion mund të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit që na rrethon duke dhuruar dhe mbjellur pemë. Më datë 05.03.2018 stafi i Agjencisë mori pjesë në mbjelljen e pemëve dekorative të llojit Lofata. Pemët e…
Lexo me shume
Leksion i hapur “Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri, ASD, roli dhe funksionet e saj”
Në vijim të trajnimeve dhe takimeve me grupet e interesit, me qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit  mbi skemën e sigurimit të depozitave dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, u organizua takimi i rradhës në formën e leksionit të hapur pranë Universitetit Epoka, me studentët e degës Bankë – Financë. Leksioni me temë “Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri,…
Lexo me shume
Leksion i hapur me temë “Skema e sigurimit të depozitave në Shqipëri, ASD, roli dhe funksionet e saj”
Në funksion të strategjisë së ASD për ndërgjegjësimin e publikut dhe në vijim të trajnimeve dhe takimeve me grupet e interesit me qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit  mbi skemën e sigurimit të depozitave dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, sot në ambjentet e Kolegjit Universitar “Luarasi” u zhvillua një leksion i hapur me studentë të vitit të parë dhe…
Lexo me shume
Mbi ushtrimin e simulimit për kompensimin e depozitave të siguruara
Në datat 13-17 nëntor 2017, Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) me mbështetjen e ekspertëve   të Financial Services Volunteer Corps (FSVC), zhvilloi  në ambientet e saj një aktivitet një javor me tematikë “Mbi ushtrimin e simulimit për kompensimin e depozitave të siguruara”, me synim  përgatitjen e  skenarëve të ndryshëm të  simulimit. Ushtrimi i simulimit do  të ndikojë  në     rritjen e…
Lexo me shume
Takimi i 5-të rajonal i EFDI Ballkan në Gjirokastër
Takimi i 5-të rajonal i EFDI Ballkan, i organizuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, u zhvillua në Gjirokastër, nga data 11 deri më 13 qershor 2017. Ky takim ndjek një traditë të vazhdueshme takimesh mes autoriteteve të sigurimit të depozitave të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm; Bosnje dhe Hercegovinë, përfaqësuar nga Z. Josip Nevjestic,…
Lexo me shume
Mbi takimin me përfaqësuesit e bankave në qytetet Kukës, Peshkopi dhe Burrel me tematikë “Rëndësia e saktësisë së të dhënave të depozituesve dhe ndërgjegjësimi i publikut me sistemin e sigurimit të depozitave në Shqipëri”
Agjencia e Sigurimit të Depozitave në vijim të trajnimeve dhe takimeve me punonjës të sistemit bankar, realizoi takimin me drejtues dhe punonjës të bankave në qytetet Kukës, Peshkopi dhe Burrel me tematikë “Rëndësia e saktësisë së të dhënave të depozituesve dhe ndërgjegjësimi i publikut me sistemin e sigurimit të depozitave në Shqipëri”. Takimet u zhvilluan ne ambjentet e e degëve…
Lexo me shume
Trajnim i organizuar nga ASD me përfaqësuesit e SHKK-ve me tematikë “ Plotësimi i kushteve për pranimin e ShKK-ve në skemën e sigurimit të depozitave” .
Në kuadër të anëtarësimit të ShKK-ve në skemën e sigurimit të depozitave, Agjencia e Sigurimit të Depozitave organizoi në ambientet e Agjencisë më datë 22.09.2016, trajnimin me përfaqësues të ShKK-ve, me temë "Plotësimi i kushteve për pranimin e ShKK-ve në skemën e sigurimit të depozitave". Në trajnim morë pjesë përfaqësues të ShKK-ve AlbProgres, Partner Plus, Lushnja 2010, ASCUnion, ShKK Perlati,…
Lexo me shume
Mbi trajnimin që ASD organizoi me përfaqësuesit e SHKK-ve me tematikë “ Plotësimi i kushteve për pranimin e shkk-ve në skemën e sigurimit të depozitave”.
Në kuadër të anëtarësimit të shkk-ve në skemën e sigurimit të depozitave, Agjencia e Sigurimit të Depozitave organizoi në ambjentet e Agjencisë më datë 22.09.2016, trajnimin me përfaqësues të shkk-ve, me temë “Plotësimi i kushteve për pranimin e shkk-ve në skemën e sigurimit të depozitave”. Në trajnim morë pjesë përfaqësues të shkk-ve AlbProgres, Partner Plus, Lushnja 2010, ASC Union, shkk…
Lexo me shume
Trajnim me përfaqësues të bankave të qarkut të Durrësit, me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”
Në zbatim të kalendarit vjetor të trajnimeve me punonjës të sistemit bankar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave organizoi në qytetin e Durrësit më datë 30.06.2016, trajnimin me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”. Në trajnim morë pjesë drejtues të degëve të bankave dhe punonjës të bankave të qyteteve Durrës, Kavajë, Shijak, Shkozet, Fushë Krujë. Temat që u…
Lexo me shume
Takimi i 4t i Autoriteteve të Sigurimit të Depozitave të Ballkanit
Fondi i Sigurimit të Depozitave të Maqedonisë, mirëpriti takimin e 4t Rajonal të Siguruesve të Depozitave të vendeve që gjeografikisht i përkasin rajonit të Ballkanit, anëtare të Forumit Evropian të Sigurimit të Depozitave, nga data 22.06.2016 – 24.06.2016, në Ohër të Maqedonisë. Pjesëmarrësit nga agjencitë e sigurimit nga Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, si…
Lexo me shume
Java globale e parasë 14 - 18 Mars 2016
Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, organizoi “Javën Globale të Parasë”. Java Globale e Parasë si një nismë ndërkombëtare, e cila synon edukimin financiar të publikut në përgjithësi dhe të brezit të ri më në veçanti, u shoqërua me aktivitete të…
Lexo me shume
Agjencia e Sigurimit të Depozitave nënshkruan Marrëveshje Trepalëshe Bashkëpunimi me Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës dhe esisuisse (Fondin Zviceran të Sigurimit të Depozitave dhe Agjentëve të Tregtimit të Letrave me Vlerë).
Më datë 14 dhjetor 2015 Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) dhe Fondi Zviceran i Sigurimit të Depozitave dhe Agjentëve të Tregtimit të Letrave me Vlerë (esisuisse) nënshkruan Marrëveshjen Trepalëshe të Bashkëpunimit. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Z. Genci Mamani, Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Znj. Violeta Arifi Krasniqi…
Lexo me shume
Agjencia e Sigurimit të Depozitave viziton Agjencinë e Sigurimit të Depozitave dhe Zgjidhjes së Bankave të Kroacisë.
Në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve me agjencitë homologe në rajon, stafi drejtues i Agjencisë zhvilloi më 4 Dhjetor 2015 një vizitë pune në Zagreb, Kroaci. Qëllimi i vizitës së punës ishte shkëmbimi i eksperiencave/njohurive me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave dhe Zgjidhjes së Bankave të Kroacisë, përfshirë ndër të tjera rastin më të fundit në Kroaci të një rasti…
Lexo me shume
Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë viziton Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.
Në datat nga 22 deri 25 Nëntor 2015 përfaqësues të Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) zhvilluan një vizitë pune në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD). Qëllimi kësaj vizite, ishte diskutimi i çështjeve që lidhen me tematika me interes të përbashkët për sektorë të veçantë si dhe për nivelin e lartë të drejtimit të institucioneve respektive. Më…
Lexo me shume
Agjencia e Sigurimit të Depozitave kryen një vizitë studimore në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave të Bosnje-Hercegovinës.
Në datën 20 Nëntor, përfaqësues të ASD-së zhvilluan një takim në zyrat e homologëve të Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë. Qëllimi i vizitës dhe i takimit ishte informimi dhe shkëmbimi i eksperiencës nga ana e Agjencisë  boshnjake lidhur me një ngjarje sigurimi të Bobar Banka dhe procesit kompensimit të kryer për depozituesit e kësaj banke. Në këtë takim, homologet boshnjake shpjeguan me…
Lexo me shume
“Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”
Në zbatim të kalendarit vjetor të trajnimeve me punonjës të sistemit bankar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, organizoi në qytetin e Shkodrës më datë 09.11.2015, trajnimin me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”. Në trajnim morë pjesë përfaqësues të degëve të bankave të qytetit të Shkodrës, Koplikut, Lezhës dhe Lacit. Trajnimi…
Lexo me shume
“Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”
Në zbatim te kalendarit vjetor të trajnimeve me punonjës të sistemit bankar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, organizoi në qytetin e Vlorës më datë 01.10.2015, trajnimin me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”. Në trajnim morë pjesë drejtues të degëve të bankave dhe punonjës të shërbimit të klientelës të bankave të…
Lexo me shume
“Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”
Në zbatim te kalendarit vjetor të trajnimeve me punonjës të sistemit bankar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave organizoi në qytetin e Fierit më datë 30.06.2015, trajnimin me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”. Në trajnim morë pjesë drejtues të degëve të bankave dhe punonjës të bankave të qyteteve Fier dhe Lushnje . Temat që u referuan vunë…
Lexo me shume
“Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”
Agjencia e Sigurimit të Depozitave në vijim të trajnimeve me punonjës të sistemit bankar, organizoi në qytetin e Tiranës më datë 27.04.2015, trajnimin me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”. Në trajnim morë pjesë punonjës të bankave të qytetit të Tiranës. Trajnimi synonte te transmetonte jo vctëm rëndësinë që ka për ASD-në bashkëpunimi me sektorin bankar, por…
Lexo me shume
Fondi i Sigurimit të Depozitave: Çështje kryesore, Qasje të ndryshme
Agjencia e Sigurimit të Depozitave organizon Seminarin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë me tematikë “Fondi i Sigurimit të Depozitave: Çështje kryesore, Qasje të ndryshme”. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI) organizoi në Tiranë nga data 09 - 11 dhjetor 2014, Seminarin Ekzekutiv “Fondi i Sigurimit të Depozitave: Çështje kryesore, Qasje…
Lexo me shume
Roli i punonjësit të shërbimit me klientin në realizimin e objektivit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave
Në datën 16 Tetor 2014, në qytetin e Gjirokastrës, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi trajnimin me temë “Roli i punonjësit të shërbimit me klientin në realizimin e objektivit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”. Në të morën pjesë punonjës të degëve të bankave të nivelit të dytë në rrethet Gjirokastër,Përmet, Tepelenë, Sarandë, Delvinë, Memaliaj, etj. Gjithashtu pati dhe përfaqësues…
Lexo me shume
Aktivizimi i Sistemit të Automatizuar për Mbledhjen dhe Raportimin e të Dhënave
Seminari me temë “Aktivizimi i Sistemit të Automatizuar për Mbledhjen dhe Raportimin e të Dhënave”, i zhvilluar në datë 30 Shtator 2014, në Tiranë. Në datën 30 Shtator, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi seminarin me temë “Aktivizimi i Sistemit të Automatizuar për Mbledhjen dhe Raportimin e të Dhënave”. Ky seminar kishte për qëllim të theksonte detyrimin e Bankave për…
Lexo me shume
Mbi aktivitetin me nxënësit e shkollës verore në ambjentet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave
Në funksion të strategjisë së ASD për ndërgjegjësimin e publikut dhe në vijim të takimeve me grupet e interesit me qëllim rritjen e nivelit të vetëdijes mbi çështje të sigurimit të depozitave, në datën 02. 07. 2014 vizituan ambjentet e Agjencisë një grup fëmijësh të moshës nga katërmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë vjeç. Vizita në ASD ishte parashikuar në programin e…
Lexo me shume
Trajnim me perfaqësues te subjekteve anëtare të skemes së sigurimit te depozitave të qyteteve Durrës, Kavajë dhe Krujë me temë “Menaxhimi i mire i Burimeve Njerëzore dhe Mjeteve Financiare: Elementë të rëndësishëm në funksion të Procesit të Kompensimit“
Më datë 27 Mars 2014, Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, organizoi trainimin me temë “Menaxhimi i mirë i Burimeve Njerëzore dhe Mjeteve Financiare: Elementë të rëndësishëm në funksion të Procesit të Kompensimit“, me përfaqësues të bankave dhe të shkk-ve të qyteteve Durrës, Kavajë dhe Krujë. Trajnimi synonte të theksonte që menaxhimi i mire i…
Lexo me shume
Trajnim me përfaqësues të subjekteve anëtare të skemës së sigurimit të depozitave të qarkut Shkodër dhe Lezhë me temë “Sigurimi i të dhënave cilësore për depozituesit si domosdoshmëri në procesin e kompensimit“ , organizuar nga ASD në bashkëpunim me BSH
Më datë 27 Mars 2014, Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, organizoi trainimin me temë “Menaxhimi i mirë i Burimeve Njerëzore dhe Mjeteve Financiare: Elementë të rëndësishëm në funksion të Procesit të Kompensimit“, me përfaqësues të bankave dhe të shkk-ve të qyteteve Durrës, Kavajë dhe Krujë. Trajnimi synonte të theksonte që menaxhimi i mire i…
Lexo me shume
Trainim me përfaqësues te bankave dhe shoqërive të kursim kreditit të qarkut te Korces, me temë “Roli i punonjësve të shërbimit të klientit në realizimin e objektivave të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Mbikëqyrjes Bankare”
Me date 26 shkurt 2014, Agjencia e Sigurimit te Depozitave ne bashkepunim me Banken e Shqipërisë, organizoi trainimin me temë “Sigurimi i te dhenave cilesore per depozituesit sidomosdoshmeri ne procesin e kompensimit“, me perfaqesues te subjekteve anetare te skemes se sigurimit te depozitave te qarkut Shkoder dhe Lezhe. Temat e referuara ne trainim si “Sigurimi i të dhënave cilësore për…
Lexo me shume
Seminar “Automatizimi i procesit te kompensimit, raportimi i te dhenave", organizuar nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ne bashkepunim me Shoqaten Shqiptare te Bankave dhe FSVC, USAID
Ne daten 19 Nentor 2013, ne Tirane, Agjencia e Sigurimit te Depozitave organizoi seminarin me teme “Automatizimi i procesit te kompensimit dhe raportimi I te dhenave” ne te cilin u prezantua rendesia e automatizimit te Sistemit te raportimit te te dhenave te depozitoreve te bankave ne ASD, i cili do te mundesoje nje proces kompensimi efikas ne rastet kur nje…
Lexo me shume
Seminar i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë të qarkut të Beratit dhe Fierit, me temë “Mbi riskun operacional dhe transparencën e produkteve bankare si dhe reflektimi i këtyre çështjeve në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave””
Në datën 15 nëntor 2013, në ambjentet e Qëndres Kërkimore të Bankës së Shqipërisë në qytetin e Beratit, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë seminarin me temë “Mbi riskun operacional dhe transparencën e produkteve bankare si dhe reflektimi i këtyre çështjeve në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave”. ASD-ja realizoi këtë seminar në bashkëpunim me…
Lexo me shume
Seminari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me personelin bankar të qarkut të Elbasanit me temë “Rëndësia e saktësisë së mbajtjes së të dhënave dhe e informimit të publikut mbi sigurimin e depozitave”
Në daten 17 Tetor 2013, në qytetin e Elbasanit, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi trainimin me temë “Rëndësia e saktësisë së mbajtjes së të dhënave dhe e informimit të publikut mbi sigurimin e depozitave”. Në të morën pjesë kryesisht punonjësit e përzgjedhur nga vetë bankat në cilësinë e personelit të shërbimit me klientin. Qëllimi i këtij trainimi ishte ndërgjegjësimi…
Lexo me shume
Mbi mbylljen e punimeve të workshopit me temë “Metodologjia e vlerësimit të parimeve bazë për një sistem efektiv të sigurimit të depozitave”
Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Komitetin e Organizimit të Trajnimeve dhe Konferencave të IADI – it, zhvilluan në Tiranë, nga data 6 deri në 8 Korrik 2011, workshopin me temë “Metodologjia e vlerësimit të parimeve bazë për një sistem efektiv të sigurimit të depozitave”. Ky workshop, i pari në llojin e tij mblodhi së bashku përfaqësues të…
Lexo me shume