Verifikimi

Agjencia kryen verifikime në të gjitha bankat të paktën një herë në vit, për çështjet e mëposhtme:

–  Saktësia e llogaritjes së primit të sigurimit/metodologjia e përdorur nga banka

–  Gatishmëria e sistemit informatik të bankës/paraqitje unike e depozituesit (scv)

–  Saktësia e mbajtjes në sistem të të dhënave të depozituesit dhe depozitës

– Ndërgjegjësimi dhe informimi i publikut

– Njohuritë e punonjësit të bankës për ligjin “Për sigurimin e depozitave”

– Raportet e kontrollit të brendshëm, me fokus zbatimi i kërkesave të ligjit “Për sigurimin e depozitave”, etj..