Autoritetet e Sigurimit të Depozitave të Hungarisë dhe Shqipërisë nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi

Data e fillimit: 21/10/2022
Data e mbarimit 21/10/2022
Vendndodhja: Budapest

Pershkrimi:

Fondi Kombëtar i Sigurimit të Depozitave të Hungarisë (FKSD) dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë (ASD) nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi më 21 tetor 2022, në Budapest. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i FKSD-së, Z. Andras Komar dhe Drejtori i Përgjithshëm i ASD-së, Z. Genci Mamani.

Marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimit ndërmjet palëve nënshkruese përmes shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të kapaciteteve njerëzore, me synim zhvillimin e skemave të sigurimit të depozitave në juridiksionet përkatëse në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Kjo nismë konsiderohet si një zhvillim i rëndësishëm për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, në përputhje me politikat e saj për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionet homologe, i cili është një prioritet i rëndësishëm strategjik. Në këtë drejtim, institucionalizimi i bashkëpunimit me FKSD në Hungary është një hap i rëndësishëm duke pasur parasysh profesionalizmin dhe ekspertizën e padiskutueshme të institucionit në fushën e sigurimit të depozitave dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme.

Z. Komar dhe Z. Mamani shprehën besimin se kjo Marrëveshje Bashkëpunimi do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshme të marrëdhënieve profesionale ndërmjet Fondit Kombëtar të Sigurimit të Depozitave të Hungarisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave Shqipëtare nëpërmjet rritjes së dialogut dhe shkëmbimit të informacionit duke organizuar takime dypalëshe dhe duke intensifikuar komunikimin e ndërsjellë për çështje të spektrit rregullator dhe zbatimin e tyre në praktikë.

20221021-4

Image 1 of 3