Zhvillohet finalja kombëtare e Kuizit të Parasë 2024

Publikuar më: 21-03-2024


Më 20 mars 2024, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi Kuizin Evropian të Parasë. Ne  kuiz u regjistruan 1010 nxënës të grupmoshës 13-15 vjeç nga 98 shkolla nga i gjithë vendi, të cilët konkurruan nëpërmjet platformës online Kahoot!

Nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga z. Genc Mamani, Drejtor i  Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Altin Tanku, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së.

Në përfundim të Kuizit, ekipet fituese u renditën si më poshtë:

  1. Ekipi fitues i finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2024 është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në  Elbasan dhe përbëhet nga nxënësit e klasës së 8-të: Edea Blaceri dhe Martin Leci.
  2. Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla “Sotir Gurra” në Korçë dhe përbëhet nga nxënësit e klasës se 9-të: Grejsi Spaho dhe Gabriela Gazi.
  3. Ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe përbëhet nga nxënësit e klasës se 8-të: Alen Madhi dhe Joel Mima.

Një falënderim të veçantë për mësuesit z. Albin Malelli dhe znj. Mitiana Trungu, të cilët mundësuan organizimin dhe përgatitjen e skuadrave fituese.

Skuadra fituese e vendit të parë do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen evropiane të Kuizit të Parasë, e cila do të zhvillohet në Bruksel më 19 prill 2024.

Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit për interesin e tyre, angazhimin dhe kontributin në realizimin me sukses edhe për këtë vit të këtij konkursi!