Më 27 mars 2024, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2024.
Tre ekipet fituese të konkursit u nderuan me çmime të mundësuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Gjithashtu, mësuesit e përkushtuar të ekipeve fituese u vlerësuan me dhurata simbolike nga Banka e Shqipërisë, në shprehje të vlerësimit për punën e tyre dhe udhëheqjes së ekipeve drejt fitores.
Çmimet u ndanë nga z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Altin Tanku, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretari Përgjithshëm i AAB-së.
Skuadra fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet në Bruksel më 19 prill 2024.
Kuizi Evropian i Parasë është konkursi më i madh në mbarë Evropën që synon përmirësimin e kulturës financiare midis nxënësve 13-15 vjeç. Kjo nisëm e promovimit të edukimin financiar mbështetet nga shoqatat kombëtare të bankave në Evropë nën koordinimin e Federatës Evropiane të Bankave dhe është pjesë e një sërë aktivitetesh të organizuara në mbi 30 vende gjatë Javës Evropiane të Parasë.
Ndërsa fituesit nisin udhëtimin e tyre drejt finales evropiane, ne u shprehim urimet tona të përzemërta për sukses në vazhdim!
![](https://asd.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/E5D40606-300x200.jpg)
![](https://asd.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/E5D40560-300x200.jpg)
![](https://asd.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/E5D40527-300x200.jpg)
![](https://asd.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/E5D40510-300x200.jpg)
![](https://asd.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/E5D40345-300x200.jpg)
![](https://asd.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/E5D40293-300x200.jpg)
![](https://asd.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/E5D40272-300x182.jpg)