“Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”

Data e fillimit: 30/06/2015
Data e mbarimit 30/06/2015
Vendndodhja: Fier

Pershkrimi:

Në zbatim te kalendarit vjetor të trajnimeve me punonjës të sistemit bankar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave organizoi në qytetin e Fierit më datë 30.06.2015, trajnimin me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”. Në trajnim morë pjesë drejtues të degëve të bankave dhe punonjës të bankave të qyteteve Fier dhe Lushnje .
Temat që u referuan vunë në pah *rëndësinë e rolit të punonjësit të bankës në kontakt me depozituesit për ofrimin e informacionit të saktë, të qartë dhe në kohë në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave, *rëndësinë e cilësisë dhe mirëmbajtjes së të dhënave të depozituesve, * rëndësinë e centralizimit të të dhënave në sistemin informatik të ASD-së, në funksion të realizimit të misionit të Agjencisë: miradministrimi I skemës së sigurimit të depozitave. Gjithashtu u theksua që zbatimi I kritereve të kuadrit rregullativ, lidhur me kërkesat për transparencen e produkteve dhe shërbimeve bankare, njohjen e thelluar të klientelës së bankave, ndërgjegjësimin për rolin shumë të rëndësishëm të punonjësit të klienteles lidhur me parandalimin e pastrimit të parave; bëjnë të mundur dhe sigurojnë jo vetem mbrojtien e të drejtave të depozituesve por edhe kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar dhe financiar në vend.

Diskutimet e pjesmarrësve treguan jo vctëm rëndësinë që ka për ASD-në bashkëpunimi me sektorin bankar në nivel local, por u theksua që ndërgjegjësimi i personelit bankar dhe zbatimi me korrektësi i kërkesave të kuadrit rregullativ për sigurimin e depozitave në kohë të qeta,janë elemente të rëndësishme për përballimin e situatave të krizave dhe sidomos për realizimin me sukses të Procesit të Kompensimit.