Mbi takimin me përfaqësuesit e bankave në qytetet Kukës, Peshkopi dhe Burrel me tematikë “Rëndësia e saktësisë së të dhënave të depozituesve dhe ndërgjegjësimi i publikut me sistemin e sigurimit të depozitave në Shqipëri”

Data e fillimit: 03/10/2016
Data e mbarimit 04/10/2016
Vendndodhja: Kukës, Peshkopi, Burrel

Pershkrimi:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave në vijim të trajnimeve dhe takimeve me punonjës të sistemit bankar, realizoi takimin me drejtues dhe punonjës të bankave në qytetet Kukës, Peshkopi dhe Burrel me tematikë “Rëndësia e saktësisë së të dhënave të depozituesve dhe ndërgjegjësimi i publikut me sistemin e sigurimit të depozitave në Shqipëri”. Takimet u zhvilluan ne ambjentet e e degëve të bankave të pranishme në këto qytete, në datat 3 dhe 4 Tetor.

Gjatë takimeve theksi u vu jo  vetëm në rëndësinë që ka për ASD-në bashkëpunimi me sektorin bankar në nivel lokal, por gjithashtu mbi nevojën për të zbatuar me korrektësi kërkesat e kuadrit ligjor dhe rregullativ për sigurimin e depozitave në kohë të qeta, si elemente të rëndësishme për përballimin e situatave të krizave dhe sidomos për realizimin me sukses të Procesit të Kompensimit.

Më konkretisht disa nga çështjet që u trajtuan kishin të bënin me rëndësinë e cilësisë, mirëmbajtjes dhe përditësimit të të dhënave të depozituesve si dhe rolin që ka punonjësi i bankës në kontakt me depozituesit për ofrimin e  informacionit të saktë, të qartë dhe në kohë, në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave.

Në përfundim të takimeve u vlerësuan masat e marra nga  bankat për sistemimin e të dhënave të depozituesve (plotësimin dhe rifreskimin, me të dhënat reale të depozituesve) si dhe çështjeve të tjera që lidhen me këtë aspekt.