ASD fiton çmimin “Përmirësimet e Sistemit të Sigurimit të Depozitave”

Publikuar më: 02-11-2016


thumbnailawardasdNë takimin e përgjithshëm vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI) që u zhvillua në Seul, Kore e Jugut, në datat 23-28 Tetor 2016, Agjencia e Sigurimit të Depozitave u shpall fituese e çmimit “Përmirësimet e Sistemit të Sigurimit të Depozitave”. ASD u përfaqësua në këtë takim me Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm, i cili mori në dorëzim çmimin prestigjioz nga Z. Thomas M. Hoenig, President i IADI-t. ASD kishte aplikuar për këtë çmim, i cili vlerëson hapat e ndërmarrë nga skemat e sigurimit të depozitave për një periudhë tre vjeçare (përkatësisht tetor 2013 – tetor 2016) në drejtim të adoptimit dhe zbatimit të praktikave dhe standarteve më të mira të sigurimit të depozitave.

ASD u vlerësua pozitivisht nga një komitet i posaçëm vlerësimi nga IADI në të gjitha rubrikat e paraqitura. Ky vlerësim përfshinte, ndër të tjera, hapat e ndërmarra për implementimin e një sistemi IT për monitorimin e subjekteve anëtare të skemës dhe raportimin automatik të të dhënave, kalkulimin e primit të sigurimit, si dhe kompensimin e depozituesve në rast ngjarje sigurimi. Ky sistem elektronik zëvendëson një proces i cili më parë kryhej manualisht. Tani sistemi bën të mundur kompensimin e shpejtë dhe në kohë të depozituesve në rast nevoje. Kapacitet kompensuese të ASD u testuan në dy simulime teknike të një ngjarje sigurimi të kryera gjatë kësaj periudhe, me pjesëmarrjen e aktorëve të tjerë të rrjetit të sigurisë financiare si Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Këto simulime ndihmuan ASD në hartimin e një plani veprimi në rast ngjarje sigurimi, për një kompensim të shpejtë dhe të saktë të depozituesve.

Gjithashtu, ASD u vlerësua për një sërë reformash të rëndësishme ligjore që bënë të mundur modernizimin e skemës. Në vitin 2014, Parlamenti miratoi ligjin e ri “Për sigurimin e depozitave” i cili, ndër të tjera, bëri të mundur përshtatjen e niveleve maksimale të mbulimit për bankat dhe shoqëritë e kursim kreditit, prezantoi metodologjinë për kalkulimin e primit të sigurimit dhe automatizimin e raportimit të të dhënave të depozituesve nga subjektet anëtare të skemës, si dhe përmirësoi pavarësinë financiare të Agjencisë dhe menaxhimin e fondeve prej saj. Me tej, në vitin 2016, ky ligj u ndryshua për të përfshirë personat juridikë dh`e tregtarët në skemën e sigurimit të depozitave, si dhe i dha Agjencisë të drejtën ekskluzive për të lidhur marrëveshje REPO me Bankën e Shqipërisë në rast ngjarje sigurimi. Në vijimësi të këtyre ndryshimeve, u miratuan disa akte nënligjore, ndër të cilat Rregullorja e Kompensimit e cila detajon të gjithë hapat e një procesi kompensimi.

Një tjetër hap i rëndësishëm nga pikëpamja financiare, e vlerësuar nga komiteti i posaçëm i vlerësimit të IADI, ishte e drejta e Agjencisë për të miratuar politikën e saj të investimit të mjeteve financiare në mënyrë të pavarur. Kjo mundëson fleksibilitet më të madh në investim, pasi lejon marrjen në konsideratë të faktorëve të ndryshëm rregullativë, ekonomikë dhe ndryshimeve në tregun e letrave me vlerë, si dhe lejon diversifikim më të madh të portofolit të investimeve të ASD-së. Gjithashtu, në 2014 ASD nënshkroi një marrëveshje huaje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila vë në dispozicion një linjë kredie prej 100 milion Euro në rast ngjarje sigurimi. Kjo linjë kredie, e cila është një masë sigurie më tepër për depozituesit, i lejon Agjencisë të përdorë fonde shtesë likuide përtej fondeve të veta në rast ngjarje sigurimi, një praktikë e cila u vlerësua në linjë me praktikat më të mira për një sistem efektiv të sigurimit të depozitave.

Së fundmi, ASD u vlerësua pozitivisht për fushatat e saj të ndërgjegjësimit të publikut dhe hapat e ndërmarra në këtë drejtim. Një hap i rëndësishëm ishte ndryshimi i imazhit të ASD, nëpërmjet krijimit të një logoje të re dhe prodhimit të fletëpalosjeve informative për depozituesit mbi funksionimin dhe objektivat e skemës së sigurimit të depozitave. Gjatë periudhës së vlerësimit, ASD gjithashtu prodhoi një video edukative për publikun si dhe rriti prezencën e saj në rrjetet sociale. Në vijimësi me ndryshimin e imazhit të, ASD gjithashtu riformatoi tërësisht faqen e saj zyrtare të internetit (www.asd.gov.al), duke i ofruar përdoruesve një platformë moderne për informimin mbi veprimtarinë e ASD dhe funksionimin e skemës së sigurimit të depozitave.

IADI është organizata botërore me anëtarësinë e 83 shteteve që vendos standardet më të mira, nëpërmjet hartimit të parimeve themelore, në fushën e sigurimit të depozitave. Kjo organizatë ka marrë një rëndësi të veçantë në nivel ndërkombëtar, për shkak të rolit që luajtën skemat e sigurimit të depozitave në krizën financiare globale të vitit 2008 në drejtim të rritjes së besimit të qytetarëve, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendeve.


porno izle porna