Z. Shkëlzen Margjeka

Shkëlzen Margjeka, auditues ligjor është anëtar i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që nga viti 2008, partner anagzhimi dhe administrator i shoqërisë audituese “ACA MARGJEKA” shpk si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të ASD.
Shkëlzen Margjeka ka qënë anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar për përiudhën 2012-2021 si dhe Kryetar i Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të IEKA-s. Në vitin 1995-1999  ka qënë kryetar i Union e Pavarur Studentor Shqiptar.
Shkëlzen Margjeka ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, Dega Finance-Kontabilitet në vitin 1998, ka mbaruar kursin pasuniversitar Financë-Bankë, Fakulteti – Ekonomik, Universiteti i Tiranës, viti 2000-2001 si dhe në vitin 2012-2014 ka mbaruar Master Shkencor në Finance-Banke, Universiteti Europian i Tiranës. Ai ka kryer kualifikime profesionale në vazhdimësi nga eksperte vendas dhe të huaj.
Shkëlzen Margjeka që nga viti 2000 e në vazhdim ka punuar si drejtor finance  në kompani sigurimi, kompani vendase dhe të huaja, ka dhënë konsulence financiare dhe fiskale,  ka ofruar shërbime në auditim-kontabilitet, ka bërë monitorime dhe kontrolle financiare  pranë KQZ, si dhe ka kryer akt-ekspertime në gjykatë dhe prokurori.

Znj. Vasilika Vjero

Zj.Vasilika Vjero ka lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1976.
Zj.Vjero është diplomuar në Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, në degën  Administrim Biznesi në vitin 1998. Në vitin 2003 përfundon një master nga Universiteti i Nebraskës, Lincoln USA, programi Master në Administrimin Publik në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Ajo gjithashtu është trajnuar lidhur me çështje të rritjes ekonomike nga Harvard Kennedy School.
Zj.Vjero ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.  Në karrierën e saj  numëron më shumë se 10 vite eksperiencë pune për Bashkinë e Tiranës në menaxhimin e Administratës Tatimore dhe Departamentit të Planifikimit Strategjik dhe buxheteve vendore, si dhe nje sërë eksperiencash si ekspert financiar me donatorë të huaj. Po ashtu ka shërbyer si ekspert i pavarur fiskal dhe buxhetor për qeverisjen lokale në Shqipëri për një total prej 24  bashkish dhe komunash në të gjithë vendin.
Zj.Vjero zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Z. Genci Mamani

Genci Mamani është Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues të saj.
Z. Mamani, ka mbaruar studimet në vitin 1991 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë.
Në vitin 2001 kreu studimet pasuniversitare pranë Universitetit Wisconsin – La Cross për financë – bankë. Në vitin 2012 ka kryer studimet pasuniversitare në nivelin master për Administrim Biznesi pranë International Hellenic University, në Selanik, Greqi.
Karrierën e tij Z. Mamani e ka nisur në vitin 1991 si ekonomist në Bankën e Shtetit. Më pas ka punuar pranë Bankës FEFAD (sot ProCredit Bank), Bankën Italo – Shqiptare  dhe më tej pranë Bankës së Shqipërisë deri në vitin 2015 duke mbajtur poste drejtuese në këto institucione.  Në korrik të vitit 2015 ai mori detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Zoti Mamani zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.

Z. Donald Duraj

Z. Donald Duraj është emëruar në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në vitin 2015. Z. Donald Duraj ka një karrierë progresiste më shumë se 10-vjecare në sistemin bankar, pjesë integrale e së cilës kanë qenë pjesëmarrja mjaft aktive dhe arritjet e suksesshme brenda institucioneve të ndryshme prestigjioze financiare lokale dhe atyre në rrjetin ndërkombëtar si në Austri, Poloni, Sllovaki, Ukrainë e Bjellorusi. Që prej vitit 2015 Z. Duraj mban detyrën e Shefit të Kabinetit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me përgjegjësi këshillimi, asistimi, raportimi dhe koordinimi për të gjitha çështjet e lidhura me mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e Kabinetit por dhe të departamenteve të tjera të Bankës së Shqipërisë. Nga viti 2010 e deri në vitin 2015 Përgjegjës i Sektorit të Organizimit Komercial dhe Zhvillimit të Tregut në Bankën Societe Generale Albania duke luajtur një rol kryesor drejtimin strategjik, planifikimin afat-shkurtër dhe afat-gjatë, përcaktimin e objektivave kryesore, koordinimin e marrëdhënieve ndër-divizionale dhe ndër-institucionale, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, me kompani publike dhe private, etj. Gjatë kësaj periudhe Z. Duraj ka drejtuar me sukses të paktën 15 projekte, ndër më të rëndësishmit për Bankën, dhe me një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjerimin e aktivitetit në tregun lokal dhe në rritjen e përfitueshmërisë. Z. Duraj ka punuar nga viti 2005 deri në vitin 2010 në Raiffeisen Bank Albania dhe Raiffeisen Intenational Austria duke mbuluar pozicione kyçe të karakterit operacional dhe strategjik. Më të rëndësishmet prej tyre janë si Përgjegjës i Segmentit të Individëve, Përgjegjës i Produkteve i Kredisë Konsumatore, Drejtues i Projekteve në Programin “Retail Leadership” pranë Raiffeisen Intenational Austria, etj. Z. Duraj ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Profili Bankë, pranë Universitetit të Tiranës.

11/02/2016

ASD fiton çmimin “Përmirësimet e Sistemit të Sigurimit të Depozitave”

Në takimin e përgjithshëm vjetor  Shoqas Ndërkombëtare  Siguruesve  Depozitave (IADI) që u zhvillua në Seul, Kore e Jugut, në datat 23-28 Tetor 2016, Agjencia e Sigurimit  Depozitave u shpall fituese e çmimit “Përmirësimet e Sistemit  Sigurimit  Depozitave”ASD u përfaqësua në kë takim me Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm, i cili mori në dorëzim çmimin prestigjioz nga Z. Thomas M. Hoenig, President i IADI-t. ASD kishte aplikuar për kë çmim, i cili vlerëson hapat e ndërmarrë nga skemat e sigurimit  depozitave për një periudhë tre vjeçare (përkasisht tetor 2013 – tetor 2016) në drejtim  adoptimit dhe zbatimit  praktikave dhe standarteve më  mira  sigurimit  depozitave.

ASD u vlerësua pozitivisht nga një komitet i posaçëm vlerësimi nga IADI në  gjitha rubrikat e paraqitura. Ky vlerësim përfshinte, ndër  tjera, hapat e ndërmarra për implementimin e një sistemi IT për monitorimin e subjekteve anëtare  skemës dhe raportimin automatik   dhënave, kalkulimin e primit  sigurimit, si dhe kompensimin e depozituesve në rast ngjarje sigurimi. Ky sistem elektronik zëvendëson një proces i cili më parë kryhej manualisht. Tani sistemi bën  mundur kompensimin e shpej dhe në kohë  depozituesve në rast nevoje. Kapacitet kompensuese  ASD u testuan në dy simulime teknike  një ngjarje sigurimi  kryera gja kësaj periudhe, me pjesëmarrjen e aktorëve  tjerë  rrjetit  sigurisë financiare si Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Këto simulime ndihmuan ASD në hartimin e një plani veprimi në rast ngjarje sigurimi, për një kompensim  shpej dhe  sak  depozituesve.

Gjithashtu, ASD u vlerësua për një sërë reformash  rëndësishme ligjore që bënë  mundur modernizimin e skemës. Në vitin 2014, Parlamenti miratoi ligjin e ri “Për sigurimin e depozitave” i cili, ndër  tjera, bëri  mundur përshtatjen e niveleve maksimale  mbulimit për bankat dhe shoqëri e kursim kreditit, prezantoi metodologjinë për kalkulimin e primit  sigurimit dhe automatizimin e raportimit   dhënave  depozituesve nga subjektet anëtare  skemës, si dhe përmirësoi pavarësinë financiare  Agjencisë dhe menaxhimin e fondeve prej saj. Me tej, në vitin 2016, ky ligj u ndryshua për  përfshirë personat juridikë dh`e tregtarët në skemën e sigurimit  depozitave, si dhe i dha Agjencisë  drejn ekskluzive për  lidhur marrëveshje REPO me Bankën e Shqipërisë në rast ngjarje sigurimi. Në vijimësi  këtyre ndryshimeve, u miratuan disa akte nënligjore, ndër  cilat Rregullorja e Kompensimit e cila detajon  gjithë hapat e një procesi kompensimi.

Një tjer hap i rëndësishëm nga pikëpamja financiare, e vlerësuar nga komiteti i posaçëm i vlerësimit  IADI, ishte e drejta e Agjencisë për  miratuar politikën e saj  investimit  mjeteve financiare në mënyrë  pavarur. Kjo mundëson fleksibilitet më  madh në investim, pasi lejon marrjen në konsidera  faktorëve  ndryshëm rregullativë, ekonomikë dhe ndryshimeve në tregun e letrave me vlerë, si dhe lejon diversifikim më  madh  portofolit  investimeve  ASD-së. Gjithashtu, në 2014 ASD nënshkroi një marrëveshje huaje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila vë në dispozicion një linjë kredie prej 100 milion Euro në rast ngjarje sigurimi. Kjo linjë kredie, e cila ësh një masë sigurie më tepër për depozituesit, i lejon Agjencisë  përdorë fonde shtesë likuide përtej fondeve  veta në rast ngjarje sigurimi, një praktikë e cila u vlerësua në linjë me praktikat më  mira për një sistem efektiv  sigurimit  depozitave.

Së fundmi, ASD u vlerësua pozitivisht për fushatat e saj  ndërgjegjësimit  publikut dhe hapat e ndërmarra në kë drejtim. Një hap i rëndësishëm ishte ndryshimi i imazhit  ASD, nëpërmjet krijimit  një logoje  re dhe prodhimit  flepalosjeve informative për depozituesit mbi funksionimin dhe objektivat e skemës së sigurimit  depozitave. Gja periudhës së vlerësimit, ASD gjithashtu prodhoi një video edukative për publikun si dhe rriti prezencën e saj në rrjetet sociale. Në vijimësi me ndryshimin e imazhit ASD gjithashtu riformatoi rësisht faqen e saj zyrtare  internetit (www.asd.gov.al), duke i ofruar përdoruesve një platformë moderne për informimin mbi veprimtarinë e ASD dhe funksionimin e skemës së sigurimit  depozitave.

IADI ësh organizata borore me anëtarësinë e 83 shteteve që vendos standardet më  mira, nëpërmjet hartimit  parimeve themelore, në fushën e sigurimit  depozitave. Kjo organiza ka marrë një rëndësi  veçan në nivel ndërkombëtar, për shkak  rolit që luajn skemat e sigurimit  depozitave në krizën financiare globale  vitit 2008 në drejtim  rritjes së besimit  qytetarëve, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit financiar  vendeve.

Scroll to Top