Agjencia e Sigurimit të Depozitave, prezanton në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Raportin Vjetor për vitin 2021

Publikuar më: 12-05-2022


Bazuar në nenin 7, pika 1 të Ligjit Nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, si dhe në Manualin e Monitorimit Vjetor dhe Periodik miratuar me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 134/2018, datë 20.12.2018, Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë prezantoi në Seancën e Kuvendit të datës 12.05.2022, Raportin Vjetor për veprimtarinë e Agjencisë për vitin 2021.