Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 26 Korrik 2018

Publikuar më: 26-07-2018


Në mbledhjen e datës 26 Korrik 2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi Miratimin e Pasqyrave Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e dytë të mbyllur më 30 Qershor 2018.

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e mbyllur më 30 Qershor 2018.

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e dytë të mbyllur më 30 Qershor 2018.

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e mbyllur më 30 Qershor 2018.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.