Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 25 qershor 2018

Publikuar më: 27-06-2018


Në mbledhjen e datës 25 qershor 2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim një sërë materialesh të përgatitura nga sektorët përkatës të Agjencisë. Këto informacione kishin të bënin me:

  • Planin e punës që do të ndiqet nga Agjencia për adresimin e rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2017”.
  • Anketimin e realizuar nga Agjencia në bashkëpunim me një kompani të specializuar në fushën e kërkimeve të tregut, me objekt matjen e nivelit të ndërgjegjësimit të publikut mbi skemën e sigurimit të depozitave. Rezultatet e këtij anketimi treguan një rritje të njohurive dhe besimit te publikut si ndaj skemës se sigurimit te depozitave, ashtu edhe ndaj Agjencisë si institucioni përgjegjës.

Gjithashtu, Këshilli Drejtues u njoh edhe me materiale të tjera të karakterit teknik, që lidhen me veprimtarinë e përditshme operacionale dhe mirëfunksionimin e institucionit.