Mbi anëtarësimin në skemën e sigurimit të depozitave, të Shoqërive të Kursim Kreditit

Publikuar më: 01-12-2016


Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, më datë 24 Nëntor 2016, shqyrtoi kërkesat për anëtarësim në skemën e sigurimit të depozitave të 13 shoqërive të kursim-kreditit.

Në bazë të nenit 68, pika 1/2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, Këshilli Drejtues vendosi si vijon:

Vendim nr. 30, datë 24.11.2016 “Për dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave si dhe certifikatës së sigurimit të depozitave shoqërisë së kursim-kreditit ALB-Credit”.

Vendim nr. 31, datë 24.11.2016  “Për dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave si dhe certifikatës së sigurimit të depozitave shoqërisë së kursim-kreditit   Alb-Progres”.

Vendim nr. 32, datë 24.11.2016 “Për dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave si dhe certifikatës së sigurimit të depozitave shoqërisë së kursim-kreditit   Fed Invest”.

Vendim nr. 33, datë 24.11.2016 “Për dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave si dhe certifikatës së sigurimit të depozitave shoqërisë së kursim-kreditit   Partner plus”.

Vendim nr. 34, datë 24.11.2016 “Për dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave si dhe certifikatës së sigurimit të depozitave shoqërisë së kursim-kreditit  Petrela”.

Anëtarësimi në skemë i shkk-ve që kanë marrë certifikatën e sigurimit të depozitave fillon në datë 1 janar 2017.

Shoqëritë e kursim-kreditit, të cilave iu refuzua kërkesa për anëtarësim në skemën e sigurimit të depozitave, janë: “New Cred”, “Jubë”, “Tirona”, “Fushas-Mumajes”, “Dobresh”, “Hamallaj”, “Pinarë”, “Perlat”.

Në bazë të nenit 68, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, Agjencia informoi Bankën e Shqipërisë lidhur me vendimet e Këshillit Drejtues.