Mbi anëtarësimin në skemën e sigurimit të depozitave dhe dhënien e certifikatës shoqërisë së kursim – kreditit “UniFin”

Publikuar më: 25-07-2017


Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, më datë 20 Korrik 2017, shqyrtoi kërkesën për anëtarësim në skemën e sigurimit të depozitave të shoqërisë së kursim-kreditit “UniFin”.

Në mbështetje të nenit 4, shkronja “a”, të nenit 23, të nenit 52, pika 1, shkronja “p”, të nenit 53, pika 5, shkronja “d” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 35, pika 4 të ligjit nr. 52/2016, datë 19.05.2016 “Për shoqëritë e kursim – kreditit dhe unionet e tyre”, dhe të nenit 6, nenit 7, nenit 8 të Udhëzimit nr. 4188, datë 1.09.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim – kreditit”, si dhe shkresën e Bankës së Shqipërisë nr. 6605/9 prot., datë 19.07.2017 për pajisjen e SHKK “UniFin” me licencën nr. 1/1, datë 14.07.2017, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues vendosi si vijon:

Vendim nr. 18, datë 20.07.2017 “Për anëtarësimin në skemën e sigurimit të depozitave dhe dhënien e certifikatës shoqërisë së kursim – kreditit “UniFin”.

Autoriteti Mbikëqyrës do të informohet mbi këtë vendim.

Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.