Z. Shkëlzen Margjeka

Shkëlzen Margjeka, auditues ligjor është anëtar i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që nga viti 2008, partner anagzhimi dhe administrator i shoqërisë audituese “ACA MARGJEKA” shpk si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të ASD.
Shkëlzen Margjeka ka qënë anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar për përiudhën 2012-2021 si dhe Kryetar i Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të IEKA-s. Në vitin 1995-1999  ka qënë kryetar i Union e Pavarur Studentor Shqiptar.
Shkëlzen Margjeka ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, Dega Finance-Kontabilitet në vitin 1998, ka mbaruar kursin pasuniversitar Financë-Bankë, Fakulteti – Ekonomik, Universiteti i Tiranës, viti 2000-2001 si dhe në vitin 2012-2014 ka mbaruar Master Shkencor në Finance-Banke, Universiteti Europian i Tiranës. Ai ka kryer kualifikime profesionale në vazhdimësi nga eksperte vendas dhe të huaj.
Shkëlzen Margjeka që nga viti 2000 e në vazhdim ka punuar si drejtor finance  në kompani sigurimi, kompani vendase dhe të huaja, ka dhënë konsulence financiare dhe fiskale,  ka ofruar shërbime në auditim-kontabilitet, ka bërë monitorime dhe kontrolle financiare  pranë KQZ, si dhe ka kryer akt-ekspertime në gjykatë dhe prokurori.

Znj. Vasilika Vjero

Zj.Vasilika Vjero ka lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1976.
Zj.Vjero është diplomuar në Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, në degën  Administrim Biznesi në vitin 1998. Në vitin 2003 përfundon një master nga Universiteti i Nebraskës, Lincoln USA, programi Master në Administrimin Publik në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Ajo gjithashtu është trajnuar lidhur me çështje të rritjes ekonomike nga Harvard Kennedy School.
Zj.Vjero ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.  Në karrierën e saj  numëron më shumë se 10 vite eksperiencë pune për Bashkinë e Tiranës në menaxhimin e Administratës Tatimore dhe Departamentit të Planifikimit Strategjik dhe buxheteve vendore, si dhe nje sërë eksperiencash si ekspert financiar me donatorë të huaj. Po ashtu ka shërbyer si ekspert i pavarur fiskal dhe buxhetor për qeverisjen lokale në Shqipëri për një total prej 24  bashkish dhe komunash në të gjithë vendin.
Zj.Vjero zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Z. Genci Mamani

Genci Mamani është Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues të saj.
Z. Mamani, ka mbaruar studimet në vitin 1991 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë.
Në vitin 2001 kreu studimet pasuniversitare pranë Universitetit Wisconsin – La Cross për financë – bankë. Në vitin 2012 ka kryer studimet pasuniversitare në nivelin master për Administrim Biznesi pranë International Hellenic University, në Selanik, Greqi.
Karrierën e tij Z. Mamani e ka nisur në vitin 1991 si ekonomist në Bankën e Shtetit. Më pas ka punuar pranë Bankës FEFAD (sot ProCredit Bank), Bankën Italo – Shqiptare  dhe më tej pranë Bankës së Shqipërisë deri në vitin 2015 duke mbajtur poste drejtuese në këto institucione.  Në korrik të vitit 2015 ai mori detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Zoti Mamani zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.

Z. Donald Duraj

Z. Donald Duraj është emëruar në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në vitin 2015. Z. Donald Duraj ka një karrierë progresiste më shumë se 10-vjecare në sistemin bankar, pjesë integrale e së cilës kanë qenë pjesëmarrja mjaft aktive dhe arritjet e suksesshme brenda institucioneve të ndryshme prestigjioze financiare lokale dhe atyre në rrjetin ndërkombëtar si në Austri, Poloni, Sllovaki, Ukrainë e Bjellorusi. Që prej vitit 2015 Z. Duraj mban detyrën e Shefit të Kabinetit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me përgjegjësi këshillimi, asistimi, raportimi dhe koordinimi për të gjitha çështjet e lidhura me mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e Kabinetit por dhe të departamenteve të tjera të Bankës së Shqipërisë. Nga viti 2010 e deri në vitin 2015 Përgjegjës i Sektorit të Organizimit Komercial dhe Zhvillimit të Tregut në Bankën Societe Generale Albania duke luajtur një rol kryesor drejtimin strategjik, planifikimin afat-shkurtër dhe afat-gjatë, përcaktimin e objektivave kryesore, koordinimin e marrëdhënieve ndër-divizionale dhe ndër-institucionale, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, me kompani publike dhe private, etj. Gjatë kësaj periudhe Z. Duraj ka drejtuar me sukses të paktën 15 projekte, ndër më të rëndësishmit për Bankën, dhe me një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjerimin e aktivitetit në tregun lokal dhe në rritjen e përfitueshmërisë. Z. Duraj ka punuar nga viti 2005 deri në vitin 2010 në Raiffeisen Bank Albania dhe Raiffeisen Intenational Austria duke mbuluar pozicione kyçe të karakterit operacional dhe strategjik. Më të rëndësishmet prej tyre janë si Përgjegjës i Segmentit të Individëve, Përgjegjës i Produkteve i Kredisë Konsumatore, Drejtues i Projekteve në Programin “Retail Leadership” pranë Raiffeisen Intenational Austria, etj. Z. Duraj ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Profili Bankë, pranë Universitetit të Tiranës.

Faqja Kryesore / RRETH NESH / Baza ligjore

Baza Ligjore

Agjencia e Sigurimit të Depozitave është krijuar dhe funksionon në bazë të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Kuadri ligjor i Agjencisë përbëhet, gjithashtu, nga ligje dhe akte të tjera nënligjore, të cilat detajojnë përmbushjen e mandatit ligjor dhe ushtrimin e funksioneve përkatëse të skemës së sigurimit të depozitave.

Këshilli Drejtues i Agjencisë miraton aktet për mirëqeverisjen e institucionit dhe propozon për miratim në Autoritet Mbikëqyrës (Banka e Shqipërisë) aktet nënligjore që kanë të bëjnë me administrimin e skemës së sigurimit të depozitave.

Ligji nr 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, version i integruar
Ligj nr. 39/2016, datë 14.04.2016 për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”
Ligj nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”
Ligji nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”
Ligj nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, version i integruar
Ligji nr. 52/2016, datë 19.05.2016 “Për shoqëritë e kursim – kreditit dhe unionet e tyre”
Udhëzim-i-Bankës-së-Shqipërisë-nr-3241-datë-18-12-2014-Për-sigurimin-e-depozitave-në-banka-i-ndryshuar-version-i-integruar
Vendim nr. 4191, datë 28.9.2022 për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në udhëzimin nr. 3241, datë 18.12.2014, “Për sigurimin e depozitave në banka”, i ndryshuar
Vendim nr. 4187, datë 1.9.2016 për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në udhëzimin e Bankës së Shqipërisë nr. 3241, datë 18.12.2014, “Për sigurimin e depozitave në banka”
Udhëzim nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka”
Udhëzim nr. 4188 datë 1.9.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit”, i ndryshuar, version i integruar
Vendim nr. 4192, datë 28.9.2022 për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në udhëzimin nr. 4188, datë 1.9.2016, “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim kreditit”
Udhëzim nr. 4188 datë 1.9.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit”
Vendim nr. 2680 datë 20.6.2024 për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren nr. 3762 datë 18.7.2016 Për kompensimin e depozitave të siguruara
Rregullore nr. 3762, datë 18.7.2016 “Për kompensimin e depozitave të siguruara”
Rregullore nr.56, datë 3.10.2017 “Për fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, e ndryshuar, version i integruar
Vendim qarkullues nr. 38, datë 29.12.2022 i Këshillit Drejtues për miratimin e formatit standard të skedarëve të raportimit të të dhënave nga bankat dhe shoqëritë e kursim – kreditit
ANEKS 1 Formati standard i skedarëve të të dhënave që bankat raportojnë në sistemin informatik për raportim dhe kompensim të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave
ANEKS 2 Formati standard i skedarëve të të dhënave që SHKK-të raportojnë në sistemin informatik për raportim dhe kompensim të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave
Rregullore nr. 18, datë 28.05.2020 “Për trajtimin e ankesave në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave në rast ngjarjeje sigurimi”
Rregullore nr. 25 dt. 31.10.2018 “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e njësive organizative të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”
Statut i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratuar me vendim të Keshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018
Rregullore nr. 20, datë 25.09.2017 “Për nënshkrimet e autorizuara në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”
Strategji e ndërgjegjësimit të publikut miratuar me vendim të Këshillit Drejtues nr. 7, datë 20.03.2016
Udhëzim nr. 1926, datë 25.09.2013 “Për nivelin dhe strukturën e pagave dhe shpërblimeve të punonjësve, të Drejtorit të Përgjithshëm dhe shpërblimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, i ndryshuar, version i integruar
Rregullore nr. 339 datë 13.06.2012 për mbrojtjen përpunimin ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në ASD
Rregullore nr. 277, datë 26.02.2010 “Mbi kryerjen e praktikës mësimore të studentëve me arsim të lartë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”
Kodi i Etikës i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratuar me vendim të Këshillit Drejtues nr.227, datë 27.11.2008
Directive 2014/49/EU of the European Parliament and of the Council of 16 April 2014 on deposit guarantee schemes
Scroll to Top