SHPALLJE PËR SPECIALIST TË JASHTËM

Publikuar më: 11-10-2018

Ky njoftim skadon me: 30-10-2018

Përshkrimi i vendit të punës:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për ” Specialistë të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për realizimin e shërbimit me objekt Realizim i dy videove të animuara informative me temë “Rëndësia e të dhënave të sakta të depozituesit” dhe “Shkk – të anëtare të skemës së sigurimit të depozitave”.

Përmbledhje e shkurtër e punës:

Specialisti i Jashtëm në bashkëpunim me strukturat përkatëse në Agjenci do të kryejë detyrat si më poshtë:

  1. Hartimi i specifikimeve teknike dhe termave të referencës për realizimin e dy videove të animuara informative me temë “Rëndësia e të dhënave të sakta të depozituesit” dhe ”Shkk –të anëtare të skemës së sigurimit të depozitave”.
  2. Pjesëmarrje në komisionin për ndjekjen e procedurave dhe hartimin e dokumentave për realizimin e shërbimit të dy videove të animuara informative me temë “Rëndësia e të dhënave të sakta të depozituesit” dhe ”Shkk –të anëtare të skemës së sigurimit të depozitave”.

 Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar: 

  • Të ketë eksperiencë pune të paktën në një nga fushat e arteve pamore, regjizurës, grafik – design-it, ilustrimit, animacionit, videos.
  • Të jetë i aftë të përgatisë specifikimet teknike në lidhje me prodhimin e videos.
  • Të ketë aplikuar praktika të ngjashme në ente publike ose private.
  • Të ketë aftësi në përzgjedhjen e elementëve vizualë që do të shërbejnë për gjithë ilustrimet që do të realizohen.
  • Të ketë angazhimin dhe aftësitë e duhura për të garantuar shërbime të niveleve të larta, duke përzgjedhur praktika bashkëkohore.
  • Të kenë aftësi shumë të mira të komunikimit në grup.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 30.10.2018 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Curriculum Vitae
  • Diplomë të shkollës së lartë
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka
  • Punë të ngjashme
  • Deklaratë prezantuese ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm
  • Fotokopje e ID-së.

Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.

Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.

Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.