Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për ” Specialistë të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për realizimin e shërbimit me objekt “Realizim i dy videove të animuara informative me temë “Rëndësia e të dhënave të sakta të depozituesit” dhe “Shkk – të anëtare të skemës së sigurimit të depozitave”.nnPërmbledhje e shkurtër e punës: nnSpecialisti i Jashtëm në bashkëpunim me strukturat përkatëse në Agjenci do të kryejë detyrat si më poshtë:n
- Hartimi i specifikimeve teknike dhe termave të referencës për realizimin e dy videove të animuara informative me temë “Rëndësia e të dhënave të sakta të depozituesit” dhe ”Shkk –të anëtare të skemës së sigurimit të depozitave”.
- Pjesëmarrje në komisionin për ndjekjen e procedurave dhe hartimin e dokumentave për realizimin e shërbimit të dy videove të animuara informative me temë “Rëndësia e të dhënave të sakta të depozituesit” dhe ”Shkk –të anëtare të skemës së sigurimit të depozitave”.
Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar: n
- Të ketë eksperiencë pune të paktën në një nga fushat e arteve pamore, regjizurës, grafik – design-it, ilustrimit, animacionit, videos.
- Të jetë i aftë të përgatisë specifikimet teknike në lidhje me prodhimin e videos.
- Të ketë aplikuar praktika të ngjashme në ente publike ose private.
- Të ketë aftësi në përzgjedhjen e elementëve vizualë që do të shërbejnë për gjithë ilustrimet që do të realizohen.
- Të ketë angazhimin dhe aftësitë e duhura për të garantuar shërbime të niveleve të larta, duke përzgjedhur praktika bashkëkohore.
- Të kenë aftësi shumë të mira të komunikimit në grup.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 30.10.2018 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:n
- Curriculum Vitae
- Diplomë të shkollës së lartë
- Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka
- Punë të ngjashme
- Deklaratë prezantuese ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm
- Fotokopje e ID-së.
Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.nnKandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.nnPunësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.nn nn nn nn nn nn nn nn nn nn nn nn nn nn