Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për “Specialist të Jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vlerësimin e automjetit Volkswagen Passat, me nr. Shasie WVWZZZ3BZ4P158011 në pronësi të ASD-së” dhe paisjes Autoradio.
Përmbledhje e shkurtër e punës:
Në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, dhe Sektorin e Financës dhe Investimeve, të kontribuojnë për vlerësimin e automjetit Volkswagen Passat dhe paisjes “Autoradio”, në realizimin me sukses të detyrave si më poshtë:
- Të bëjnë vlerësimin e gjëndjes teknike të automjetit;
- Të bëjnë vlerësimin e gjendjes teknike të Autoradios;
- Të bëjnë vlerësimin e gjendjes së përdorimit të Automjetit;
- Të bëjnë vlerësimin e gjëndjes së përdorimit të Autoradios;
- Të jetë pjesë e komisionit të vlerësimit të 2 aktiveve të mësipërme;
- Në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të hartojnë procesverbalin dhe relacionin shoqërues të tij, duke argumentuar vlerësimin e secilit aktiv;
- Në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të propozojnë formën e nxjerrjes jashtë përdorimit të secilit aktiv;
Njohuritë dhe aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:
- Të jetë i licensuar si ekspert vlerësues i mjeteve motorike.
- Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune si inxhinier mekanik.
- Të ketë eksperiencë pune me sektorin e kontrollit teknik të mjeteve motorike.
- Të ketë kryer praktika të ngjashme në ente publike ose private në Shqipëri;
- Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup;
- Të realizojë shërbimin e kërkuar sipas kërkesave të përcaktuara nga Agjencia;
- Të garantojë përfundimin e shërbimeve të kërkuara brenda afateve kohore të kërkuara.
- Të paraqesë dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 15.05.2019 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculium Vitae,
- Diplomë të shkollës së lartë,
- Certifikatë/dëshmi kualifikimi si “Expert vlerësues i mjeteve motorrike”,
- Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka,
- Dokument për punë të ngjashme të kryera, në qoftë se ka,
- Fotokopje e ID-së.
Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.nnKandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me një njoftim të dytë.nnPunësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.