Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 1 vend të lirë pune, në pozicionin si vijon:
- “Përgjegjës Sektori” pranë Sektorit të Financës dhe Investimeve
Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Kritere të përgjithshme:
- Të kenë shtetësinë shqiptare;
- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;
- Të jenë të aftë për punë;
- Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
- Të angazhohen të respektojnë zbatimin e ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, të ndryshuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Kritere specifike për pozicionin e punës “Përgjegjës Sektori” pranë Sektorit të Financës dhe Investimeve,
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën e financë/kontabël/ekonomiks.
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se pesë vjet në profesion.
- Preferohet eksperiencë pune në fushën e financës/raportimit financiar/kontabilitetit, eksperienca në Bankën Qëndrore dhe/ose në sektorin bankar.
- Njohuri mbi parimet dhe teknikat e analizave financiare.
- Aftësi për zbatimin e metodologjive financiare, statistikore dhe matematikore (si p.sh modelimi financiar, analiza statistikore, teknika të stimulimit) për të ilustruar dhe mbështetur konkluzionet mbi trendet financiare.
- Aftësi për të përdorur programe kompjuterike për menaxhimin e të dhënave, prezantimin grafik, aplikacione për hartimin dhe paraqitjen e informacionit të nevojshëm për vendime analitike (word, excel power point etj).
- Njohuri për sistemin financiar dhe funksionimin e sistemit bankar.
- Aftësi për të kuptuar prop
- ozimet dhe vendimet e cdo niveli dhe për ti zbatuar ato.
- Të kenë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
- Aftësi komunikuese me shkrim (në hartimin e shkresave zyrtare) e me gojë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Nota mesatare preferohet mbi 8 (tetë)
Fushat e njohurive, dhe literatura mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista për pozicionin “Përgjegjës Sektori”, në Sektorin e Financës dhe Investimeve.
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi Statutin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave;
- Njohuritë mbi Ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë;
- Njohuritë mbi Rregulloren për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të ASD;
- Njohuritë mbi Manualin e kontabilitetit të ASD;
- Njohuritë mbi Politikën e investimeve;
- Njohuritë mbi rregulloren “Për organizimin, funksionimin detyrat dhe përgjegjësitë e njësive organizative të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”;
- Njohuritë mbi standardet ndërkombëtare të raportimit financiar;
- Njohuritë mbi Ligjin për auditimin ligjor dhe profesionin e ekspertit kontabël të regjistruar;
- Njohuritë mbi Ligjin për auditimin e brendshëm në sektorin publik;
- Njohuritë mbi Ligjin për menaxhimin financiar dhe kontrollin;
- Njohuritë mbi ligjin “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”.
Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Diplomë të shkollës së lartë (sipas kërkesës së vendit përkatës së punës);
- Listë notash;
- Dokumenti i Laurimit në gradë shkencore, në qoftë se ka;
- Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi;
- Dëshmi të gjuhëve të huaja;
- Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
- Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;
- Çertifikatë e gjendjes familjare;
- Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe/ ose Kodit të Punës;
- Fotografi 2 copë;
- Fotokopje e ID-së.
Si dhe të paraqiten pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (Rruga Elbasanit, Pall Edil Al It, Nr. 317, Tiranë) për të tërhequr formën e aplikimit, çdo ditë pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ose mund ta gjejnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen tonë zyrtare në internet:
Konkurimi në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë me dy faza:
- Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm, e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.
- Në fazën e dytë, zhvillohet testimi i kandidatëve në dy etapa:
- për zotërimin e gjuhës angleze;
- për nivelin e njohurive profesionale.
Në qoftë se rezultati i testimit për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurimit.
Dokumentacioni të paraqitet brenda datës 13.07.2018 Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument. Data e zhvillimit të fazës së dytë të konkurimit do të caktohet në një njoftim të dytë.
Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tu njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallura për konkurim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Agjencia;
- Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme, si dhe në formë elektronike në adresën lhado@asd.gov.al
(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).