Në datë 20 shtator 2024, ASD mirëpriti në një vizitë mirëseardhëse një delegacion të FSDK-së. Delegacioni i FSDK kryesohej nga Znj. Shqipe Devaja, e cila është emëruar rishtazi në pozicionin e Drejtores Menaxhuese të FSDK.
Me këtë rast, Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i ASD-së, i uroi Znj. Devaja mirëseardhjen dhe sukses në detyrën e saj të re duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e mëtejshme për fuqizimin e sistemit te sigurimit te depozitave.
Nga ana e saj, Znj. Devaja shprehu përkushtimin e saj për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer me ASD-në në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në mes të dy institucioneve.
Gjatë vizitës, të dy institucionet diskutuan mbi zhvillimet e fundit në të dy juridiksionet si dhe zhvillimet evropiane mbi reformat e pritshme të fushës së sigurimit të depozitave. Në përfundim të vizitës, bazuar në protokollet në fuqi të bashkëpunimit, të dy institucionet u përkushtuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me synimin të avancimit të sistemeve të sigurimit të depozitave me standardet evropiane si dhe me standardet ndërkombëtare.