Shpallje vend pune “Specialist i shërbimeve mbështetëse” pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore, për konkurim

Publikuar më: 02-12-2020

Ky njoftim skadon me: 11-12-2020

Përshkrimi i vendit të punës:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 1 vend të lirë pune, në pozicionin si vijon:

  1. Specialist i shërbimeve mbështetëse” pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore;

 Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 Kritere të përgjithshme:

  • Të kenë shtetësinë shqiptare;
  • Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;
  • Të jenë të aftë për punë;
  • Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
  • Të angazhohen të respektojnë zbatimin e ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, të ndryshuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 Kritere specifike për pozicionin e punës “Specialist i shërbimeve mbështetëse” pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore:

  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të organizimit dhe komunikimit të punës në grup.
  • Të ketë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar).
  • Të ketë angazhimin për të përballuar mbingarkesë dhe punë me orar të zgjatur.
  • Të jetë i aftë të kryejë detyra të tjera të caktuara nga eprorët përkatës.
  • Të ketë aftësi praktike në përdorimin e programeve kompjuterike.
  • Të ketë aftësi aftësi shumë të mira të komunikimit me shkrim dhe me gojë.

Testimi dhe intervista për pozicionin “Specialist i shërbimeve mbështetëse”, në Sektorin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore.

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Njohuritë e gjuhës angleze;
  • Formimin e përgjithshëm të kandidatit;

 Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  •  Curriculum Vitae;
  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Dëshmi të gjuhëve të huaja;
  • Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
  • Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;
  • Çertifikatë e gjendjes familjare;
  • Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe/ ose Kodit të Punës;
  • Fotografi 2 copë;
  • Fotokopje e ID-së.

Si dhe të paraqiten pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (Rruga Elbasanit, Pall Edil Al It, Nr. 317, Tiranë) për të tërhequr formën e aplikimit, çdo ditë pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ose mund ta gjejnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen tonë zyrtare në internet:

 www.asd.gov.al

 Konkurimi në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë me dy faza:

  1.  Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm, e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit. 
  1. Në fazën e dytë, zhvillohet testimi i kandidatëve në dy etapa:
    1. për zotërimin e gjuhës angleze;
    2. për formimin e përgjithshëm. 

Në qoftë se rezultati i testimit për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Dokumentacioni të paraqitet brenda datës 14.12.2020. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument. Data e zhvillimit të fazës së dytë të konkurimit do të caktohet në një njoftim të dytë. 

  • Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tu njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallura për konkurim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Agjencia;
  • Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme, si dhe në formë elektronike në adresën lhado@asd.gov.al

(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).