Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për ”Specialistë të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për realizimin e shërbimit me objekt “Realizim video informative me tematikë mbi procesin e kompensimit”.
Përmbledhje e shkurtër e punës:
Specialisti i Jashtëm në bashkëpunim me strukturat përkatëse në Agjenci do të kryejë detyrat si më poshtë:
- Hartimi i specifikimeve teknike/termave të referencës për realizimin e videos informative me tematikë mbi procesin e kompensimit.
- Pjesëmarrje në komisionin për ndjekjen e procedurave dhe hartimin e dokumentave për realizimin e shërbimit të videos informative me tematikë mbi procesin e kompensimit.
Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:
- Të ketë një nivel formimi akademik të certifikuar me diplomë në një nga fushat e arteve pamore, regjizurës, etj.
- Të ketë eksperiencë pune të paktën në një nga fushat e arteve pamore, regjizurës, grafik – design-it, ilustrimit, animacionit, videos.
- Të jetë i aftë të përgatisë specifikimet teknike për të vijuar procedurat në lidhje me prodhimin e videos.
- Të ketë aplikuar praktika të ngjashme në ente publike ose private.
- Të kenë aftësitë e duhura kreative dhe aftësi në tipografi.
- Të ketë aftësi në përzgjedhjen e elementëve vizualë që do të shërbejnë për gjithë ilustrimet që do të realizohen.
- Të ketë angazhimin dhe aftësitë e duhura për të garantuar shërbime të niveleve të larta, duke përzgjedhur praktika bashkëkohore.
- Të kenë aftësi shumë të mira të komunikimit në grup.
- Të angazhohen të punojnë në ambjentet e ASD –së ose virtualisht duke konsideruar situatën pandemike, sa herë kërkohet të mblidhet grupi i punës.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 17.08.2021 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae
- Diplomë të shkollës së lartë
- Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka
- Punë të ngjashme me ente publike apo private
- Deklaratë prezantuese ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm
- Fotokopje e ID-së.
Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës. Dokumentacioni do të dorëzohet origjinal ose kopje e noterizuar e tij.nnKandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.nnPunësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.