Shpallje vend pune për konkurim

Publikuar më: 05-07-2017

Ky njoftim skadon me: 31-07-2017

Përshkrimi i vendit të punës:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 2 vende të lira pune, në pozicionet si vijon:

  1. Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm” i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave;
  2. Përgjegjës Sektori” pranë Sektorit të Financës dhe Investimeve;

  Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 Kritere të përgjithshme:

 Të kenë shtetësinë shqiptare;

  • Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;
  • Të jenë të aftë për punë;
  • Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
  • Të angazhohen të respektojnë zbatimin e ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, të ndryshuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 Kritere specifike për pozicionin e punës “Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm” i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave:

 Të ketë diplomë universitare në Ekonomi ose Jurisprudencë, MPA/MBA të preferueshëm, si dhe kualifikime profesionale të nevojshme për administrimin e veprimtarisë së Agjencisë;

  • Të ketë jo më pak se 7 vjet përvojë profesionale në fushën e sistemit bankar dhe/ose financiar dhe/ose institucionet publike shtetërore;
  • Të ketë mbajtur një pozicion drejtues për të paktën 2 vite në institucione financiare që veprojnë në tregun financiar të brendshëm ose të jashtëm;
  • Të mos ketë qenë në 10 (dhjetë) vitet e fundit, ortak apo anëtar i një organi drejtues ose kontrollues, apo administrator i një subjekti, për të cilin janë hapur procedurat e falimentimit. Afati 10 – vjeçar fillon nga data e vendimit të gjykatës për hapjen e procedurave të falimentimit;
  • Të mos ketë qenë në 10 (dhjetë) vitet e fundit, ortak apo anëtar i një organi drejtues ose kontrollues, apo administrator i një subjekti, për të cilin janë vendosur procedurat e administrimit të përkohshëm. Afati 10 – vjeçar fillon nga data e njoftimit të aktit për vendosjen e procedurave të administrimit të përkohshëm;
  • Të mos ketë patur në 10 (dhjetë) vitet e fundit pozicione drejtuese apo kontrolluese në një subjekt tregtar ose institucion financiar, të cilit i është hequr e drejta për të ushtruar një veprimtari të caktuar tregtare ose financiare brenda apo jashtë vendit;
  • Të mos ketë dhënë kontribut ose ndihmuar në themelimin e veprimtarive të paautorizuara tregtare të pranimit dhe të grumbullimit të depozitave;
  • Të mos ketë dhënë kontribut ose ndihmuar në ushtrimin e veprimtarive të paautorizuara të bankës dhe të ndërmjetësimit financiar;
  • Të mos jetë anëtar i organeve drejtuese, administrator, përfaqësues apo punonjës i një subjekti të sektorit bankar dhe financiar me ose pa shpërblim;
  • Të mos jetë auditues i brendshëm apo i jashtëm i një subjekti të sektorit bankar dhe financiar me ose pa shpërblim;
  • Të mos ketë qenë ose mos të jetë subjekt i procedurave të deklarimit të paaftësisë paguese të detyrimeve ndaj të tretëve;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar). Njohja e një gjuhe të dytë ndërkombëtare përbën avantazh;

Fushat e njohurive, dhe literatura mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista për pozicionin e punës “Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”.

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  •  Njohuritë mbi Ligjin nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Statutin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave;
  • Njohuritë mbi ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin “Për shoqëritë e kursim kreditit dhe unionet e tyre”;
  • Njohuritë mbi rregulloren “Për organizimin, funksionimin detyrat dhe përgjegjësitë e njësive organizative të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”;
  • Njohuritë mbi rregulloren “Për marrëdhëniet e punë së personelit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”;
  • Njohuritë mbi “Kodin Etik në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”;
  • Njohuritë mbi udhëzimin “Mbi sigurimin e depozitave në banka”;
  • Njohuritë mbi udhëzimin “Mbi sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim kreditit”;
  • Njohuritë mbi ligjin “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”.

Kritere specifike për pozicionin e punës “Përgjegjës Sektori” pranë Sektorit të Financës dhe Investimeve,

  •  Të ketë diplomë universitare në ekonomi ose jurisprudencë, MPA/MBA të preferueshëm, si dhe kualifikime profesionale të nevojshme për administrimin e veprimtarisë së Agjencisë;
  • Preferohet eksperiencë pune në fushën e financës/raportimit financiar/kontabilitetit, eksperienca në Bankën Qëndrore dhe/ose në sektorin bankar.
  • Njohuri mbi parimet dhe teknikat e analizave financiare.
  • Aftësi për zbatimin e metodologjive financiare, statistikore dhe matematikore (si p.sh modelimi financiar, analiza statistikore, teknika të stimulimit) për të ilustruar dhe mbështetur konkluzionet mbi trendet financiare.
  • Aftësi për të përdorur programe kompjuterike për menaxhimin e të dhënave, prezantimin grafik, aplikacione për hartimin dhe paraqitjen e informacionit të nevojshëm për vendime analitike (word, excel power point etj).
  • Njohuri për sistemin financiar dhe funksionimin e sistemit bankar.
  • Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e cdo niveli dhe për ti zbatuar ato.
  • Të kenë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
  • Aftësi komunikuese me shkrim (në hartimin e shkresave zyrtare) e me gojë.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Nota mesatare preferohet mbi 8 (tetë)

 Fushat e njohurive, dhe literatura mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista për pozicionin “Përgjegjës Sektori”, në Sektorin e Financës dhe Investimeve.

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  •  Njohuritë mbi Ligjin nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Statutin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave;
  • Njohuritë mbi Ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë;
  • Njohuritë mbi Rregulloren për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të ASD;
  • Njohuritë mbi Manualin e kontabilitetit të ASD;
  • Njohuritë mbi Politikën e investimeve;
  • Njohuritë mbi rregulloren “Për organizimin, funksionimin detyrat dhe përgjegjësitë e njësive orgabizative të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”;
  • Njohuritë mbi standardet ndërkombëtare të raportimit financiar;
  • Njohuritë mbi Ligjin për auditimin ligjor dhe profesionin e ekspertit kontabël të regjistruar;
  • Njohuritë mbi Ligjin për auditimin e brendshëm në sektorin publik;
  • Njohuritë mbi Ligjin për menaxhimin financiar dhe kontrollin;
  • Njohuritë mbi ligjin “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”.

Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  •  Curriculum Vitae;
  • Diplomë të shkollës së lartë (sipas kërkesës së vendit përkatës së punës);
  • Listë notash;
  • Dokumenti i Laurimit në gradë shkencore, në qoftë se ka;
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi;
  • Dëshmi të gjuhëve të huaja;
  • Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
  • Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;
  • Çertifikatë e gjendjes familjare;
  • Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe/ ose Kodit të Punës;
  • Fotografi 2 copë;
  • Fotokopje e ID-së.

Si dhe të paraqiten pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (Rruga Elbasanit, Pall Edil Al It, Nr. 317, Tiranë) për të tërhequr formën e aplikimit, çdo ditë pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ose mund ta gjejnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen tonë zyrtare në internet:

 www.asd.gov.al

 

Konkurimi në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë me dy faza:

 Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm, e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.

 Në fazën e dytë, zhvillohet testimi i kandidatëve në dy etapa:

    1. për zotërimin e gjuhës angleze;
    2. për nivelin e njohurive profesionale.

 Në qoftë se rezultati i testimit për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Dokumentacioni të paraqitet brenda datës 18.07.2017. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument. Data e zhvillimit të fazës së dytë të konkurimit do të caktohet në një njoftim të dytë.

 Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tu njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallura për konkurim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Agjencia;

  • Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme.

(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).