Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 3 vende të lira pune, në pozicionet si vijon:n
- “Përgjegjës Sektori” pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore;
- “Specialist i marrëdhënieve me publikun” në Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun;
- “Shofer” në Sektorin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore;
Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:nn Kritere të përgjithshme:nn Të kenë shtetësinë shqiptare;n
- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;
- Të jenë të aftë për punë;
- Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
- Të angazhohen të respektojnë zbatimin e ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, të ndryshuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Kritere specifike për pozicionin e punës “Përgjegjës i Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ”
- Preferohet të jetë diplomuar në Fakultetin Ekonomik;
- Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në nivel administrimi;
- Preferohet përvoja ndërkombëtare në administrim;
- Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli dhe për ti zbatuar ato;
- Të ketë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
- Aftësi komunikuese me shkrim (në hartimin e shkresave zyrtare) e me gojë;
- Njohuri në përdorimin e programe Word, Excel, Power Point;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze; njohja e një gjuhe të dytë ndërkombëtare përbën avantazh;
- Nota mesatare preferohet mbi 8 (tetë).
Kritere specifike për pozicionin e punës “Specialist i marrëdhënieve me publikun” pranë Sektorit të Marrëdhënieve me publikun:
- Preferohet të jetë diplomuar në Fakultetin Juridik/ekonomik/gazetari/shkenca filologjike;
- Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli dhe për t’i zbatuar ato;
- Të kenë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
- Aftësi komunikuese me shkrim (në hartimin e shkresave zyrtare) e me gojë;
- Njohuri në përdorimin e programeve bazë kompiuterike Word, Excel, Power Point;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup;
- Të jetë i aftë të kryejë detyra të tjera të caktuara nga eprorët përkatës.
Kritere specifike për pozicionin e punës “Shofer” pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore:
- Kandidati duhet të ketë të paktën arsim të mesëm;
- Të zotërojë dëshmi aftësie për drejtim automjeti prej të paktën 5 vjetësh;
- Të kenë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të jetë i aftë të kryejë detyra të tjera të caktuara nga eprorët përkatës.
- Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli dhe për t’i zbatuar ato;
Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Diplomë të shkollës së lartë/të mesme (sipas kërkesës së vendit përkatës së punës);
- Listë notash;
- Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
- Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale
- Çertifikatë e gjendjes familjare;
- Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe/ ose Kodit të Punës;
- Fotografi 2 copë;
- Fotokopje e ID-së.
Si dhe të paraqiten pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (Rruga Elbasanit, Pall Edil Al It, Nr. 317, Tiranë) për të tërhequr formën e aplikimit, çdo ditë pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ose mund ta gjejnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen tonë zyrtare në internet:nn www.asd.gov.alnnKonkurimi në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë me dy faza:
- Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm, e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.n
- Në fazën e dytë, zhvillohet testimi i kandidatëve në dy etapa:
- për zotërimin e gjuhës angleze;
- për nivelin e njohurive profesionale.
Në qoftë se rezultati i testimit për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurimit.nnDokumentacioni të paraqitet brenda datës 23. 03. 2016. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument. Data e zhvillimit të fazës së dytë të konkurimit do të caktohet në një njoftim të dytë.
- Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tu njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallura për konkurim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Agjencia;
- Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme.
(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).