Shpallje vend pune për konkurim

Publikuar më: 18-11-2021

Ky njoftim skadon me: 27-11-2021

Përshkrimi i vendit të punës:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 1 vend të lirë pune, në pozicionin si vijon:

  • Asistent ligjor dhe administrativ i Drejtorit të Përgjithshëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Kritere të përgjithshme:

  • Të kenë shtetësinë shqiptare;
  • Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;
  • Të jenë të aftë për punë;
  • Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
  • Të angazhohen të respektojnë zbatimin e ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, të ndryshuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Kritere specifike për pozicionin e punës “Asistent ligjor dhe administrativ i Drejtorit të Përgjithshëm” pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave:

  • Preferohet të jenë të diplomuar në Fakultetin Ekonomik/Juridik/Shkenca Filologjike/ Marrëdhënie Ndërkombëtare;
  • Master i preferueshëm;
  • Kandidatët duhet të kenë njohje të standarteve të menaxhimit të riskut;
  • Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli dhe për ti zbatuar ato;
  • Të kenë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
  • Aftësi komunikuese me shkrim (në hartimin e shkresave zyrtare) e me gojë;
  • Njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike Word, Excel, Power Point;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Fushat e njohurive, dhe literatura mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista për pozicionin e punës “Asistent ligjor dhe administrativ i Drejtorit të Përgjithshëm”pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin “Për sigurimin e depozitave”;
  • Njohuritë mbi Statutin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave;
  • Njohuritë mbi rregulloren “Për marrëdhëniet e punë së personelit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”;
  • Njohuritë mbi kodin etik në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave;
  • Njohuritë mbi udhëzimin mbi pranimin e bankave në skemën e sigurimit dhe certifikimin e tyre;
  • Njohuritë mbi udhëzimin mbi marrëdhëniet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me bankat e siguruara;
  • Njohuritë mbi marrëveshjen e bashkëpunimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me Bankën e Shqipërisë;
  • Njohuritë mbi rregulloren “Për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimin e pasurive në ushtrimin e funksioneve në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”;
  • Njohuritë mbi rregulloren “Për kompensimin e depozitave të siguruara”;
  • Njohuritë mbi rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e njësive organizative të ASD”;

Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  • Curriculum Vitae;
  • Diplomë të shkollës së lartë (sipas kërkesës së vendit përkatës së punës);
  • Listë notash;
  • Dokumenti i Laurimit në gradë shkencore, në qoftë se ka;
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi;
  • Dëshmi të gjuhëve të huaja;
  • Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
  • Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;
  • Çertifikatë e gjendjes familjare;
  • Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe/ ose Kodit të Punës;
  • Fotografi 2 copë;
  • Fotokopje e ID-së.

Si dhe të paraqiten pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (Rruga Elbasanit, Pall Edil Al It, Nr. 317, Tiranë) për të tërhequr formën e aplikimit, çdo ditë pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ose mund ta gjejnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen tonë zyrtare në internet:

www.asd.gov.al

Konkurimi në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë me dy faza:

  1. Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm, e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.
  1. Në fazën e dytë, zhvillohet testimi i kandidatëve në dy etapa:
    1. për zotërimin e gjuhës angleze;
    2. për nivelin e njohurive profesionale.

Në qoftë se rezultati i testimit për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Dokumentacioni të paraqitet në formë shkresore dhe elektronike me email brenda datës 02.12.2021. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument. Data e zhvillimit të fazës së dytë të konkurimit do të caktohet në një njoftim të dytë.

  • Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tu njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallura për konkurim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Agjencia;
  • Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme, si dhe në formë elektronike në adresën lhado@asd.gov.al.

(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).