SHPALLJE PËR SPECIALISTË TË JASHTËM

Publikuar më: 02-08-2021

Ky njoftim skadon me: 17-08-2021

Përshkrimi i vendit të punës:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën përSpecialistë të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për realizimin e shërbimit me objekt “Realizim video informative me tematikë mbi procesin e kompensimit”.

Përmbledhje e shkurtër e punës:

Specialisti i Jashtëm në bashkëpunim me strukturat përkatëse në Agjenci do të kryejë detyrat si më poshtë:

  1. Hartimi i specifikimeve teknike/termave të referencës për realizimin e videos informative me tematikë mbi procesin e kompensimit.
  2. Pjesëmarrje në komisionin për ndjekjen e procedurave dhe hartimin e dokumentave për realizimin e shërbimit të videos informative me tematikë mbi procesin e kompensimit. 

Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:

  • Të ketë një nivel formimi akademik të certifikuar me diplomë në një nga fushat e arteve pamore, regjizurës, etj.
  • Të ketë eksperiencë pune të paktën në një nga fushat e arteve pamore, regjizurës, grafik – design-it, ilustrimit, animacionit, videos.
  • Të jetë i aftë të përgatisë specifikimet teknike për të vijuar procedurat në lidhje me prodhimin e videos.
  • Të ketë aplikuar praktika të ngjashme në ente publike ose private.
  • Të kenë aftësitë e duhura kreative dhe aftësi në tipografi.
  • Të ketë aftësi në përzgjedhjen e elementëve vizualë që do të shërbejnë për gjithë ilustrimet që do të realizohen.
  • Të ketë angazhimin dhe aftësitë e duhura për të garantuar shërbime të niveleve të larta, duke përzgjedhur praktika bashkëkohore.
  • Të kenë aftësi shumë të mira të komunikimit në grup.
  • Të angazhohen të punojnë në ambjentet e ASD –së ose virtualisht duke konsideruar situatën pandemike, sa herë kërkohet të mblidhet grupi i punës.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 17.08.2021 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Curriculum Vitae
  • Diplomë të shkollës së lartë
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka
  • Punë të ngjashme me ente publike apo private
  • Deklaratë prezantuese ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm
  • Fotokopje e ID-së.

Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës. Dokumentacioni do të dorëzohet origjinal ose kopje e noterizuar e tij.

Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.

Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.