Shpallje për Specialist të Jashtëm

Publikuar më: 18-04-2019

Ky njoftim skadon me: 16-05-2019

Përshkrimi i vendit të punës:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për Specialist të Jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vlerësimin e automjetit Volkswagen Passat, me nr. Shasie WVWZZZ3BZ4P158011 në pronësi të ASD-së” dhe paisjes Autoradio.

Përmbledhje e shkurtër e punës:

Në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, dhe Sektorin e Financës dhe Investimeve,  të kontribuojnë për vlerësimin e automjetit Volkswagen Passat dhe paisjes “Autoradio”, në realizimin me sukses të detyrave si më poshtë:

  • Të bëjnë vlerësimin e gjëndjes teknike të automjetit;
  • Të bëjnë vlerësimin e gjendjes teknike të Autoradios;
  • Të bëjnë vlerësimin e gjendjes së përdorimit të Automjetit;
  • Të bëjnë vlerësimin e gjëndjes së përdorimit të Autoradios;
  • Të jetë pjesë e komisionit të vlerësimit të 2 aktiveve të mësipërme;
  • Në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të hartojnë procesverbalin dhe relacionin shoqërues të tij, duke argumentuar vlerësimin e secilit aktiv;
  • Në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të propozojnë formën e nxjerrjes jashtë përdorimit të secilit aktiv;

 Njohuritë dhe aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:

  • Të jetë i licensuar si ekspert vlerësues i mjeteve motorike.
  • Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune si inxhinier mekanik.
  • Të ketë eksperiencë pune me sektorin e kontrollit teknik të mjeteve motorike.
  • Të ketë kryer praktika të ngjashme në ente publike ose private në Shqipëri;
  • Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup;
  • Të realizojë shërbimin e kërkuar sipas kërkesave të përcaktuara nga Agjencia;
  • Të garantojë përfundimin e shërbimeve të kërkuara brenda afateve kohore të kërkuara.
  • Të paraqesë dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 15.05.2019 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Curriculium Vitae,
  • Diplomë të shkollës së lartë,
  • Certifikatë/dëshmi kualifikimi si “Expert vlerësues i mjeteve motorrike”,
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka,
  • Dokument për punë të ngjashme të kryera, në qoftë se ka,
  • Fotokopje e ID-së.

Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.

Kandidatët  e përzgjedhur do të njoftohen me një njoftim të dytë.

Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.