Leksion i hapur, Universiteti i New York Tirana

Publikuar më: 18-03-2024


Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për kremtimin e Javës Globale të Parasë 2024, Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave zhvilluan një leksion të hapur me studentë nga Departamenti i Financës në Universitetin e New York Tirana. 

Në fjalën e hapjes të mbajtur nga profesorë të universitetit si dhe nga përfaqësues të Shoqatës së bankave theksi u vu mbi rëndësinë që  kanë aktivitetet që kontribuojnë në edukimin financiar të brezit të ri.

Përfaqësuesit e agjencisë prezantuan rolin dhe funksionet e Agjencisë së Sigurimit të Depoziatve  si një nga institucionet e rrjetit të sigurisë financiare në vend. Studentët pjesëmarrës u njohën me tiparet kryesore të skemës së sigurimit të depozitave në Shqipëri, përfitimet dhe kufizimet e saj, nivelet maksimale të mbulimit të depozitave të sigurueshme në banka dhe shkk, dhe fazat nëpërmjet të cilave zhvillohet procesi i kompensimit të depozituesve (bankave/shkk-ve) në rast likuidimi të detyruar. 

Pjesëmarrja proaktive e studentëve gjatë leksionit, si dhe niveli i interesit të shfaqur nëpërmjet pyetjeve dhe komenteve bënë të mundur plotësimin e informacionit të përcjelle si dhe shtimin e njohurive praktike mbi skemën e sigurimit të depozitave.