Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 1 vend të lirë pune, në pozicionin si vijon:
- “Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm” i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Kritere të përgjithshme:
- Të kenë si rregull shtetësinë shqiptare;
- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;
- Të jenë të aftë për punë;
- Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
- Të angazhohen të respektojnë zbatimin e ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, të ndryshuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Kritere specifike:
- Diplomuar në nivel master në shkenca ekonomike/juridike;
- Të ketë jo më pak se 7 vjet përvojë profesionale në fushën e sistemit bankar dhe/ose financiar dhe/ose institucionet publike shtetërore;
- Të ketë mbajtur një pozicion drejtues për, të paktën, 2 vite në institucionet që veprojnë në fushën e sistemit bankar dhe/ose financiar dhe/ose institucionet publike shtetërore;
- Të mos ketë qenë, në 10 (dhjetë) vitet e fundit, ortak apo anëtar i një organi drejtues ose kontrollues, apo administrator i një subjekti, për të cilin janë hapur procedurat e falimentimit. Afati 10-vjeçar fillon nga data e vendimit të gjykatës për hapjen e procedurave të falimentimit;
- Të mos ketë qenë në 10 (dhjetë) vitet e fundit ortak apo anëtar i një organi drejtues ose kontrollues, administrator i një subjekti, për të cilin janë vendosur procedurat e administrimit të përkohshëm. Afati 10-vjeçar fillon nga data e njoftimit të aktit për vendosjen e procedurave të administrimit të përkohshëm;
- Të mos ketë pasur në 10 (dhjetë) vitet e fundit pozicione drejtuese apo kontrolluese në një subjekt tregtar ose institucion financiar, të cilit i është hequr e drejta për të ushtruar një veprimtari të caktuar tregtare ose financiare brenda apo jashtë vendit;
- Të mos ketë dhënë kontribut ose ndihmuar në themelimin e veprimtarive të paautorizuara tregtare të pranimit dhe të grumbullimit të depozitave;
- Të mos ketë dhënë kontribut ose ndihmuar në ushtrimin e veprimtarive të paautorizuara të bankës dhe të ndërmjetësimit financiar;
- Të mos jetë anëtar i organeve drejtuese, administrator, përfaqësues apo punonjës i një subjekti të sektorit bankar dhe financiar privat me ose pa shpërblim;
- Të mos jetë auditues i brendshëm apo i jashtëm i një subjekti të sektorit bankar dhe financiar me ose pa shpërblim;
- Të mos ketë qenë ose të mos jetë subjekt i procedurave të deklarimit të paaftësisë paguese të detyrimeve ndaj të tretëve;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar). Njohja e një gjuhe të dytë të huaj përbën avantazh.
Fushat e njohurive dhe literatura mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista për pozicionin e punës “Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm” i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi ligjin për sigurimin e depozitave;
- Njohuritë mbi Statutin e Agjencisë;
- Njohuritë mbi Direktivën 2014/49/EU të Parlamentit Europian dhe Këshillit “Për skemat e garantimit të Depozitave”;
- Njohuritë mbi Direktivën 2026/804 EU e Parlamentit Europian dhe Këshillit, e datës 30 Mars 2026, e cila ndryshon direktivën 2014/49/EU, në lidhje më qëllimin e mbrojtjes së depozitave, përdorimin e fondeve të skemave të garantimit të depozitave, bashkëpunimin ndërkufitar dhe transparencën.
- Njohuritë mbi udhëzimin për sigurimin e depozitave në Banka;
- Njohuritë mbi udhëzimin për sigurimin e depozitave në Shoqëritë e Kursim Kreditit;
- Njohuritë mbi rregulloren e kompensimit;
Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Diplomë të shkollës së lartë
- Listë notash;
- Dokumenti i Laurimit në gradë shkencore, në qoftë se ka;
- Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi;
- Dëshmi të gjuhëve të huaja;
- Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
- Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;
- Çertifikatë e gjendjes familjare;
- Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe/ ose Kodit të Punës;
- Fotografi 2 copë;
- Fotokopje e ID-së.
Si dhe të paraqiten pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (Rruga Elbasanit, Pall Edil Al It, Nr. 317, Tiranë) për të tërhequr formën e aplikimit, çdo ditë pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ose mund ta gjejnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen tonë zyrtare në internet:
www.asd.gov.al
Konkurimi në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë me dy faza:
Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm, e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.
Në fazën e dytë, zhvillohet testimi i kandidatëve në dy etapa:
për zotërimin e gjuhës angleze;
për nivelin e njohurive profesionale.
Në qoftë se rezultati i testimit për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurimit.
Dokumentacioni të paraqitet në formë shkresore dhe elektronike me email brenda datës 06.07.2026. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument. Data e zhvillimit të fazës së dytë të konkurimit do të caktohet në një njoftim të dytë.
Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tu njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallura për konkurim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Agjencia;
Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme, si dhe në formë elektronike në adresën bkoldashi@asd.gov.al
(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).
