REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE
SEKTORI I ADMINISTRATËS DHE BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR SPECIALIST TË JASHTËM
Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për “Specialist të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për dhënien e ekspertizës së specializuar për sistemimin dhe përpunimin tekniko shkencor të dokumentacionit arkivor në ASD”.
Përmbledhje e shkurtër e punës:
Specialisti i Jashtëm në bashkëpunim me specialistin e arkivës në ASD do të kryejë detyrat si më poshtë:
· Të përpunojë dhe të përgatisë për procesin e asgjësimit, dokumentacionin arkivor në Agjenci të viteve 2002 – 2004;
· Të përgatisë inventarët sipas “Model 7” të dokumentacionit arkivor në Agjenci të viteve 2002 – 2004;
· Të përgatisë listat e veçimit sipas “Model 10” për dokumentacionin arkivor në Agjenci të viteve 2002 – 2004;
· Të kryejë përpunimin tekniko shkencor të dokumentacionit arkivor në Agjenci për vitet 2005-2017 duke përfshirë ndarjen në strukturë, krijimin në njësi ruajtje, organizimin e brendshëm, përshkrimin e titujve dhe përgatitjen e inventarëve deri tek hedhja në katalog;
· Të përpunojë dhe të përgatisë dokumentacionin për dorëzim në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, për dokumentat e viteve 2005 – 2017 që kanë plotësuar afatin e ruajtjes në Agjenci;
· Të përgatisë inventarët sipas “Model 7” të dokumentacionit arkivor në Agjenci të viteve 2005 – 2017;
· Të përgatisë listat e veçimit sipas “Model 10” për dokumentacionin arkivor në Agjenci të viteve 2005 – 2017;
· Të përpunojë dhe të përgatisë për procesin e asgjësimit dokumentacionin arkivor të viteve 2005 – 2017.
Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:
· Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vite si punonjës i arkivës, e preferueshme në institucion publik.
· Të jetë i aftë të përpunojë dokumentacion e materialit të arkivës;
· Të ketë punuar me praktika të ngjashme në ente publike ose private;
· Të ketë angazhimin dhe aftësitë e duhura për të garantuar shërbimin e kërkuar;
· Të angazhohet të punojë në ambjentet e ASD-së;
· Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 22.07.2026 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:
· Curriculum Vitae;
· Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, nëse ka;
· Vërtetim punësimi ose vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm;
· Fotokopje e ID-së.
Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.
Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.
Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme, për një periudhë tre mujore, në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.
