08/27/2024

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 27 Gusht 2024

Në datën 27 Gusht 2024, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për miratimin e raportit mbi realizimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2024.

Këshilli Drejtues, bazuar në nenin 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, nenit 62 të ligjit nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 5 dhe pika 6 i Rregullores nr. 34, datë 27.11.2020 “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr.24, datë 31.10.2018, miratoi Raportin mbi realizimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2024.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top