Në datën 25 shtator 2024, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:
- Për miratimin e “Raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Financës dhe Investimeve, për periudhën 1 dhjetor 2023 – 30 qershor 2024”
Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për Kartën e Auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim Qarkullues të Këshillit Drejtues nr. 16, datë 30.04.2020, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Raportin e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Financës dhe Investimeve, për periudhën 1 dhjetor 2023 – 30 qershor 2024”.
- Për miratimin e “Raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për ecurinë e gjetjeve për Sektorin e Analizës së Riskut”
Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për Kartën e Auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim Qarkullues të Këshillit Drejtues nr. 16, datë 30.04.2020, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Raportin e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për ecurinë e gjetjeve për Sektorin e Analizës së Riskut”.
- Për miratimin e “Raportit për veprimtarinë e investimit të “Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme” për vitin 2023”
Në bazë dhe për zbatim të nenit 71 pika 2, të nenit 73, pikat 1, 2 dhe 3, dhe të nenit 79, pika 5 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 18, pika 1 të Rregullores “Për Fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, të miratuar me Vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 56, datë 3.10.2017, të ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “g”, të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me vendimin e Këshillit Drejtues nr 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues miratoi raportin mbi veprimtarinë vjetore të investimit të mjeteve financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për vitin 2023. Përmbajtja e plotë e këtij Raporti do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në seksionin përkatës.
Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.