06/19/2024

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 19 Qershor 2024

Në mbledhjen e datës 19 Qershor 2024, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, shqyrtoi:

Informacion mbi projektrezolutën e Komisonit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për vitin 2023, si dhe planin përkatës të masave.

Në përmbushje të detyrimit ligjor që buron nga neni 7, pikat 1 dhe 2 të Ligjit nr. 53/14, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, si dhe bazuar në Manualin e Monitorimit Vjetor dhe Periodik miratuar me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 134/2018, datë 20.12.2018, Këshilli Drejtues u informua se Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë prezantoi në mbledhjen e 13.05.2024 të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Raportin Vjetor për veprimtarinë e Agjencisë për vitin 2023.

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, vlerësoi punën e Agjencisë dhe dha rekomandimet përkatëse që institucioni duhet të ketë në vëmendje për përmirësimin e aspekteve të ndryshme të veprimtarisë së tij. Projektrezoluta është miratuar nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat në mbledhjen e datës 12.06.2024 dhe do të përcillet për miratim në senacë plenare sipas parashikimeve ligjore.

Informacion mbi gjendjen e portofolit të investimeve të ASD dhe FNJ për 3M I të vitit 2024.

Këshilli Drejtues shqyrtoi informacionin mbi portofolin e mjeteve financiare  të investuara për periudhën 1 janar 2024 – 6 qershor 2024 për fondet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave si dhe Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakoshme. Këshilli Drejtues u informua mbi strukturën e mjeteve financiare si dhe respektimin e limiteve të investimeve të përcaktuara në aktet nënligjore të skemës së sigurimit të depozitave.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top