Në datën 20 Maj 2024 Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:
Mbi miratimin e “Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e parë të mbyllur në 31 Mars 2024”.
Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, të nenit 62 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 4 të Rregullores nr. 34, datë 27.11.2020 “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues miratoi Raportin mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e parë të mbyllur në 31 Mars 2024.
Mbi miratimin e ”Propozimit për miratim në autoritetin mbikëqyrës të disa shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren nr. 3762, datë 18.7.2016 “Për kompensimin e depozitave të siguruara”.
Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 3, pika 2 dhe 4, nenit 11, shkronja “c”, nenit 25, shkronjat “ç”, “d”, “dh” dhe “e”, nenit 26, pika 2 dhe pika 4, nenit 43, pika 1, shkronjat “ç”, “d”, “g” dhe “h”, nenit 39, pika 16, nenit 42, pika 7, nenit 44, pika 2, nenit 53, pika 5, shkronja “b” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “k” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 të Rregullores të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi vendimin mbi miratimin e “Propozimit për miratim në autoritetin mbikëqyrës të disa shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren nr. 3762, datë 18.7.2016 “Për kompensimin e depozitave të siguruara”
Këto ndryshime synojnë përmirësimin e proceseve dhe kapaciteteve operacionale të skemës së sigurimit të depozitave, si dhe bashkëpunimit me likuidatorin, subjekte anëtare të skemës dhe bankat agjente, për procesin e kompensimit të depozitave të siguruara, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sipas prioriteteve të përcaktuara në Planin Strategjik të saj dhe aktet e brendshme.
Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.