07/13/2026

Mbi zhvillimin e takimit të dytë me Shoqëritë e Kursim-Kreditit në kuadër të procesit të konsultimeve për projektligjin “Për sigurimin e depozitave”.

Në kuadër të procesit të konsultimit të ndryshimeve të propozuara në projektligjin “Për sigurimin e depozitave”, më 13 korrik 2026, Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi takimin e dytë konsultativ me përfaqësuesit e Shoqërive të Kursim-Kreditit (SHKK), anëtare të skemës së sigurimit të depozitave. Takimi u organizua në vijim të takimit të parë, të zhvilluar më 8 qershor 2026.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e SHKK-ve u njohën me mënyrën se si Agjencia kishte adresuar disa nga çështjet dhe komentet e ngritura prej tyre në takimin e parë, duke konfirmuar kështu se procesi i konsultimit vijon në mënyrë të vazhdueshme, me një qasje transparente të Agjencisë ndaj çështjeve të ngritura nga sektori.

Edhe ky takim u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe konstruktive, duke forcuar dialogun institucional mes Agjencisë dhe SHKK-ve dhe duke kontribuar në një proces konsultimi sa më transparent e gjithëpërfshirës me të gjithë anëtarët e skemës.

Në përfundim, Agjencia ritheksoi angazhimin e saj për të vijuar bashkëpunimin me Shoqëritë e Kursim-Kreditit, me qëllim finalizimin e një kuadri ligjor sa më të përafruar me standardet evropiane dhe sa më të përshtatur me specifikat e sektorit.

Scroll to Top