Data e fillimit: 27/04/2015
Data e mbarimit 27/04/2015
Vendndodhja: Tiranë
Pershkrimi:
Agjencia e Sigurimit të Depozitave në vijim të trajnimeve me punonjës të sistemit bankar, organizoi në qytetin e Tiranës më datë 27.04.2015, trajnimin me temë “Paraqitja unike e depozituesve, sfidë në sistemin bankar”. Në trajnim morë pjesë punonjës të bankave të qytetit të Tiranës.
Trajnimi synonte te transmetonte jo vctëm rëndësinë që ka për ASD-në bashkëpunimi me sektorin bankar, por të theksonte nevojën për të zbatuar me korrektësi kërkesat e kuadrit rregullativ për sigurimin e depozitave në kohë të qeta, si elemente të rëndësishme për përballimin e situatave të krizave dhe sidomos për realizimin me sukses të Procesit të Kompensimit. Në këtë kuadër, temat që u referuan vunë në pah rëndësinë e madhe që ka punonjësi i bankës në kontakt me depozituesit, informimi qartë dhe në kohë i tyre në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave, hedhja saktë dhe mirëmbajtja e të dhënave të depozituesve në regjistrat e bankës, etj.