Specialist i Jashtëm në kuadër të kontraktimit të mbikqyrjes, të kolaudimit dhe ndjekjes së punimeve ndërtimore dhe të kondicionimit dhe ajrimit në ASD

Publikuar më: 11-06-2015

Ky njoftim skadon me: 17-06-2015

Përshkrimi i vendit të punës:

Në zbatim të Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr.___, datë 11.06.2015, Për ngritjen e grupit të punës për përzgjedhjen e “Specialist i Jashtëm në kuadër të kontraktimit të mbikqyrjes, të kolaudimit  dhe ndjekjes së punimeve ndërtimore dhe të kondicionimit dhe ajrimit në ASD””, si dhe në zbatim të kritereve të përcaktuara në nenin 6, pika 2 të rregullores “Për marrëdhëniet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me bashkëpunëtorë të jashtëm” të miratuar me vendimin e Këshillit Drejtues nr. 7, datë 29.03.2013, Grupi i Punës Ju informon si në vijim:

Më datë 11.06.2015 në adresën zyrtare të Agjencisë, u shpall kërkesa për specialistë të jashtëm me objekt “Specialist i Jashtëm në kuadër të kontraktimit të mbikqyrjes, të kolaudimit  dhe ndjekjes së punimeve ndërtimore dhe të kondicionimit dhe ajrimit në ASD”, në të cilën u pasqyruan kërkesat për këtë pozicion pune, të hartuara nga SABNJ, të cilat janë:

Përmbledhje e shkurtër e punës:

Në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore do të ofrojë ekspertizën e tij teknike dhe dhënien e konsulencës në:

  • hartimin e termave të referencës për kontraktimin e shërbimit të “Mbikqyerjes së punimeve ndërtimore dhe të kondicionimit dhe ajrimit”,
  • hartimin e termave të referencës për kontraktimin e shërbimit të “Kolaudimit të punimeve ndërtimore dhe të kondicionimit dhe ajrimit”,
  • përcaktimin e fondit limit për realizimin e dy procedurave të prokurimit të lartpërmendura, si dhe
  • ndjekjen e realizimit të punimeve ndërtimore si dhe të sistemit të kondicionimit dhe ajrimit në favor dhe për llogari të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”.

 

Njohuritë dhe aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:

  • Të ketë arsimin e duhur në lidhje me profesionet e ndërtimit, mbështetur me diplomë të noterizuar.
  • Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune në fushën e punimeve ndërtimore, mbështetur nga një CV. Paraqitja e rekomandimeve/referencave nga punëdhënës të mëparshëm do të preferohej.
  • Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë në zbatimin dhe realizimin e procedurave të prokurimit të shërbimeve të ngjashme në institucione publike.
  • Të garantojë përfundimin e shërbimit brenda afateve të kërkuara kohore.
  • Të realizojë shërbimin e kërkuar sipas specifikimeve të kërkuara nga Agjencia.
  • Të ketë aftësitë e duhura për të garantuar shërbime të niveleve të larta.
  • Të ketë angazhimin për të përballuar mbingarkesë dhe punë me orar të zgjatur.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të  komunikimit të punës në grup.

Gjithashtu u njoftua që kandidatët e interesuar duhet të paraqiten në Agjenci me datë 17.06.2015, ora 10.00 me dokumentacionin e nevojshëm.

Sa më sipër, sot më datë 17.06.2015, në orën 10:00, Grupi i Punës u mblodh në ambjentet e Agjencisë për të zhvilluar intervistimin e kandidatëve për përzgjedhjen e Specialistiëve të Jashtëm. U paraqit për intervistim Z. Artjan Plasari (bashkëlidhur kokumentacioni i dorëzuar).

Grupi i Punës mbasi shqyrtoi dokumentacionin e kandidatitëve të paraqitur, drejtoi disa pyetje lidhur me njohuritë e tyre për Agjencinë, për përvojën e tyre profesionale dhe punime për subjekte të ngjashme, për aftësitë e punës në grup dhe organizimin e punës sipas kërkesave dhe afateve, etj. Gjithashtu u diskutuan detyrat specifike të kërkuara si dhe për mundësitë dhe afatet e realizimit të tyre.

Grupi i Punës, bazuar dhe në zbatim të nenit 6, pika 2 dhe nenin 7, të Rregullores ”Për marrëdhëniet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave me bashkëpunëtorët e jashtëm”, të miratuar me vendimin e Këshillit Drejtues nr. 7, datë 29.03.2013, propozon përzgjedhjen e kandidaturave të Z. Artjan Plasari në detyrën “Specialist i Jashtëm në kuadër të kontraktimit të mbikqyrjes, të kolaudimit dhe ndjekjes së punimeve ndërtimore dhe të kondicionimit dhe ajrimit në ASD” për një periudhë nga data 22.06.2015 deri në përfundim të procesit të kryerjes dhe kolaudimit të punimeve ndërtimore por në çdo rast jo më vonë se data 30.09.2015.