Shpallje për specialist të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për “Përmbushjen e disa funksioneve të pozicionit të specialistit të Financës dhe Kontabilitetit pranë Sektorit të Financës dhe Investimeve”

Publikuar më: 03-04-2023

Ky njoftim skadon me: 12-04-2023

Përshkrimi i vendit të punës:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE

SEKTORI I ADMINISTRATËS DHE BURIMEVE NJERËZORE

 

SHPALLJE

PËR SPECIALIST TË JASHTËM

 

Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për “Specialist i jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për “Përmbushjen e disa funksioneve të pozicionit të specialistit të Financës dhe Kontabilitetit pranë Sektorit të Financës dhe Investimeve”.

Përmbledhje e shkurtër e punës:

Specialisti i Jashtëm do të kryejë detyrat si më poshtë:

  • Regjistrimin në kohë dhe pasqyrimin e drejtë dhe të saktë të veprimeve kontabël në programin e kontabilitetit dhe raportimit, sipas Manualit Kontabël.
  • Plotësimin e dokumentacionit përkatës justifikues për të gjithë veprimet kontabël sipas ligjit shqiptar dhe në përputhje me aktet rregullative në Agjenci.
  • Mbajtjen e llogarive dhe regjistrave financiarë të veçantë për Fondet e Agjencisë dhe FNJ, me qëllim pasqyrimin në çdo kohë dhe në mënyrë të saktë të gjendjes financiare të Agjencisë dhe FNJ, në përputhje me Manualin e Kontabilitetit, Ligjin për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare, si dhe me Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.
  • Përgatitjen e Pasqyrave financiare të Agjencisë dhe Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në përputhje me standartet ndërkombëtare të raportimit financiar si edhe sigurimin e informacionit kontabël të brendshëm për nevojat e përdoruesve dhe vendimarrësve.
  • Përgatitjen e Pasqyrave Financiare periodike të Agjencisë dhe FNJ dhe informacionin shoqërues.
  • Përllogaritjet e nevojshme dhe hedhjet manuale të veprimeve kontabël në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit, në baza periodike me qëllim hartimin e Pasqyrave Financiare sipas parimit “me të drejta të konstatuara”.

Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë (bachelor dhe diplomë master) në Fakultetin Ekonomik dega Financë/Kontabilitet;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në financë kontabilitet;
  • Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e cdo niveli dhe për ti zbatuar ato;
  • Të ketë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrat në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike word, Excel, Power Point;
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve të kontabilitetit;
  • Njohuri të mira të standarteve kombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar. 
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup;     

Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 18.04.2023 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Curriculum Vitae;
  • Diplomë të shkollës së lartë;
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka;
  • Deklaratë prezantuese ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm;
  • Dëshmi të gjuhëve të huaja;
  • Fotokopje e ID-së.

Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.

Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.

Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.