Data e publikimit: 16/03/2023
Data e skadimit: 25/03/2023

Shpallje për Specialist të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për “Përgatitjen e termave të referencës dhe specifikimeve teknike për procedurën e prokurimit të shërbimit me objekt “Krijimi faqes së re web të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE

SEKTORI I ADMINISTRATËS DHE BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE

PËR SPECIALIST TË JASHTËM

Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për “Specialist të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për “Përgatitjen e termave të referencës dhe specifikimeve teknike për procedurën e prokurimit të shërbimit me objekt “Krijimi faqes së re web të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”.

Përmbledhje e shkurtër e punës: Specialisti i Jashtëm në bashkëpunim me Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun do të kryejë detyrat si më poshtë:nnPërgatitjen e termave të referencës dhe specifikimeve teknike për procedurën e prokurimit të shërbimit me objekt “Krijimi faqes së re web të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”.

Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:

  • Të ketë formim universitar të certifikuar me diplomë (Master Shkencor) në një nga programet e teknologjisë së informacionit/shkencave të natyrës/inxhinierisë elektronike. Kualifikimet, certifikimet e mëtejshme në këto fusha përbëjnë avantazh.
  • Të ketë së paku 5 vite angazhime/eksperiencë pune në institucione publike në pozicione të cilat mbulojnë menaxhimin e informacionit, menaxhimin e të dhënave, informimin dhe publikimin.
  • Të ketë eksperiencë në hartimin e dokumentave, raporteve, analizave që janë në natyrën dhe profilin e informacionit që duhet të publikohet në faqen e re zyrtare të ASD – së.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit e punës në grup.
  • Të ketë njohje mbi legjslacionin dhe funksionimin e institucioneve publike, të drejtën për informim, mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurië kibernetike, në mënyrë që këto kërkesa të reflektohen në specifikimet teknike.
  • Të ketë aplikuar praktika të ngjashme në ente publike.
  • Të ketë angazhimin dhe aftësitë e duhura për të garantuar shërbime të niveleve të larta, duke përzgjedhur praktika bashkëkohore.
  • Të angazhohet të bashkëpunojë me Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun gjatë gjithë periudhës së përcaktuar.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 27.03.2023 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Curriculum Vitae
  • Diplomë të shkollës së lart
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka
  • Punë të ngjashme
  • Deklaratë prezantuese ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm
  • Fotokopje e ID-së.

Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.nnPunësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.

Scroll to Top