Përshkrimi i vendit të punës:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE
SEKTORI I ADMINISTRATËS DHE BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE
PËR SPECIALIST TË JASHTËM
Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për “Specialist të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për “Përgatitjen e termave të referencës dhe specifikimeve teknike për procedurën e prokurimit të shërbimit me objekt “Krijimi faqes së re web të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”.
Përmbledhje e shkurtër e punës:
Specialisti i Jashtëm në bashkëpunim me Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun do të kryejë detyrat si më poshtë:
Përgatitjen e termave të referencës dhe specifikimeve teknike për procedurën e prokurimit të shërbimit me objekt “Krijimi faqes së re web të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”.
Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:
- Të ketë formim universitar të certifikuar me diplomë (Master Shkencor) në një nga programet e teknologjisë së informacionit/shkencave të natyrës/inxhinierisë elektronike. Kualifikimet, certifikimet e mëtejshme në këto fusha përbëjnë avantazh.
- Të ketë së paku 5 vite angazhime/eksperiencë pune në institucione publike në pozicione të cilat mbulojnë menaxhimin e informacionit, menaxhimin e të dhënave, informimin dhe publikimin.
- Të ketë eksperiencë në hartimin e dokumentave, raporteve, analizave që janë në natyrën dhe profilin e informacionit që duhet të publikohet në faqen e re zyrtare të ASD – së.
- Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit e punës në grup.
- Të ketë njohje mbi legjslacionin dhe funksionimin e institucioneve publike, të drejtën për informim, mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurië kibernetike, në mënyrë që këto kërkesa të reflektohen në specifikimet teknike.
- Të ketë aplikuar praktika të ngjashme në ente publike.
- Të ketë angazhimin dhe aftësitë e duhura për të garantuar shërbime të niveleve të larta, duke përzgjedhur praktika bashkëkohore.
- Të angazhohet të bashkëpunojë me Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun gjatë gjithë periudhës së përcaktuar.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 27.03.2023 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae
- Diplomë të shkollës së lart
- Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi, në qoftë se ka
- Punë të ngjashme
- Deklaratë prezantuese ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm
- Fotokopje e ID-së.
Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.
Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.