Si llogaritet vlera për kompensim?

Agjencia kompenson depozitat e individëve (principal plus interes) deri në 2,500,000 lekë, pas marrjes së njoftimit nga Banka Qëndrore për heqjen e licensës së një banke.

Depozituesi që ka më shumë se një depozitë/llogari i mblidhen të gjitha depozitat/llogaritë që ka në një bankë dhe kompensohet deri në 2,500,000 lekë.

Të gjitha depozitat në monedhë të huaj konvertohen në lekë me kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të ditës së heqjes së licencës.

Depozitat/llogaritë e përbashkëta, ndahen sipas numrit të pronarëve të tyre dhe sigurohet pronari/depozituesi deri në 2,500,000 lekë. Në rastet kur depozituesi ka edhe llogari/depozita të tjera, pjesa e depozitës së përbashkët iu shtohet këtyre të fundit dhe kompensohet përsëri deri në 2,500,000 lekë.

Nëse një depozitues ka depozita në dy banka të ndryshme, dhe nëse këtyre dy bankave iu hiqet licenca njëkohësisht, atëherë depozituesi do të kompensohet deri në 2,500,000 lekë në secilën bankë.

Nëse një depozitues ka edhe një kredi dhe në momentin e heqjes së licencës së bankës, ka këste në vonesë shlyerje, nga shuma që i takon për t’u kompensuar do të zbritet shuma e kësteve në vonesë.

Interesi i depozitave është i tatueshëm sipas ligjit në fuqi mbi tatimin e të ardhurave personale.

Kush kompenson?

Agjencia e Sigurimit të Depozitave është institucioni përgjegjës për kompensimin e depozitave në rast se një bankë nuk mund t’i paguajë ato për arsye që lidhen direkt me gjëndien e saj financiare.

Afatet

Agjencia kompenson depozitat e individëve në banka brenda 90 ditëve, nga dita që merr njoftimin për heqjen e licencës së bankës.

Mënyrat e kompensimit

Agjencia kompenson depozitat në lekë, në sportelet e një banke agjente që do të kryejë procesin e pagesave në emër dhe për llogari të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave; apo në ambjentet e bankës që i është hequr licenca. Depozituesi mund ta tërheqë shumën që i takon në cash apo mund ta transferojë në një bankë tjetër sipas zgjedhjes së tij.

Dokumentat e nevojshëm

Dokumentat e nevojshëm që duhet të paraqesë depozituesi për të përfituar shumën e kompesimit janë:

–          Dokument identifikimi dhe dokumentat që vërtetojnë pronësinë e depozitës