Njoftim për shtyp mbi zhvillimin e ushtrimit të simulimit me objekt procesin e kompensimit të depozitave të siguruara.

Publikuar më: 22-12-2021


Agjencia e Sigurimit të Depozitave zhvilloi në datat 06 dhe 07 dhjetor 2021 një ushtrim  simulimi  me objekt   procesin e kompensimit të depozitave të siguruara.

Aktivitetet kryesore që u  simuluan   në këtë ushtrim  të rradhës  ishin  kryerja e pagesave sipas listë – pagesës së kompensimit të përgatitur nga Agjencia, gatishmëria operacionale dhe proceduriale e  Bankës Agjente  për kryerjen e pagesës së  kompensimit, si edhe raportimi i skedarëve për simulim/kompensim nga një prej bankave anëtare të skemës së sigurimit të depozitave.

Në këtë simulim të rradhës,  ishte e rëndësishme pjesëmarrja aktive e:

  • Bankës së Shqipërisë, në rolin e transferimit të fondeve të Agjencisë në një llogari pranë Bankës Agjente,
  • Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK) në rolin e vëzhguesëve  dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë  me të cilin ASD ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi,
  • Bankës Credins në rolin e Bankës Agjente,
  • Bankës Tirana e përzgjedhur nga Agjencia si Banka që simuloi përgatitjen dhe  raportimin e   listë – pagesës  për kompensim me paraqitjen unike të depozituesve,
  • si dhe subjektit mbështetës që Agjencia ka në dispozicion për mirëmbajtjen e Sistemit Informatik për Raportim dhe Kompensim (SIRK-ut).

Natyrisht, në këtë ushtrim simulimi u përfshinë të gjithë sektorët e Agjencisë, të cilët  përveç roleve sipas  funksioneve përkatëse kryen  edhe role të veçanta të parashikuara në skenarin e simulimit.

Në mënyrë të përmbledhur ky ushtrim simulimi kishte për qëllim:

  • Testimin e bashkëpunimit me Bankën Agjente të përzgjedhur nga lista paraprake (Banka Credins), për kryerjen e një procesi kompensimi.
  • Testimin e gadishmërisë së bankës së përzgjedhur nga Agjencia për simulimin e përgatitjes dhe raportimit të listë-pagesës për kompensim (Banka Tirana), si dhe kontrolli i cilësisë së listë pagesës së depozituesve.
  • Testimin e bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, për aktivizimin e llogarisë dhe transferimin e parave pranë Bankës Agjente.
  • Testimin e bashkëpunimit me partnerin IT të Agjencisë.
  • Trajnimin dhe testimin e stafit të Agjencisë, për kryerjen e procesit të kompensimit.
  • Testimin e gadishmërisë teknike, si dhe procedurave operacionale të Agjencisë për një proces kompensimi.

Nga ushtrimi i simulimit rezultoi, që bashkëpunimi me Bankën Agjente Credins, si dhe me bashkëpunëtorët e tjerë ishte i suksesshëm. Për Agjencinë, si dhe për Bankën Agjente, ky simulim ishte mjaft i vlefshëm për rritjen e  gatishmërisë për t’iu përgjigjur me efektivitet situatave të mundshme në një ngjarje sigurimi.